Bode: Është ngadalësuar
ekonomia, problem borxhet

Bode: Është ngadalësuar <br />ekonomia, problem borxhet
UASHINGTON – Kriza ndërkombëtare ka prekur edhe Shqipërinë dhe për vendin problem mbetet borxhi publik më i lartë se vendet e rajonit. Ministri i Financave, Ridvan Bode, e ka pranuar këtë gjatë një interviste sot për Zërin e Amerikës ku shpjegoi se si pasojë edhe ekonomia shqiptare është ngadalësuar.
“Presioni i krizës globale dhe zgjatja e saj kanë një impakt të padiskutueshëm në ekonomitë e vendeve periferike, ku përfshihet edhe Shqipëria. Bankat perëndimore operojnë në të gjithë hapësirën e vendeve të Europës Lindore. Me uljen e nivelit të kreditimit të këtyre bankave, në përpjekje për të rregulluar raportet e tyre të kërkuara nga Banka Qendore, sigurisht që po ndikon edhe në ekonominë e vendit tonë”, tha ministri Bode.

BORXHI
Ministri i Financave tha se borxhi publik i vendit është më i lartë se vendet e rajonit. ”Çështja e borxheve meriton të jetë në qendër të vëmendjes nga ana e qeverisë, për ta zvogëluar atë. Për ekonominë shqiptare sfida është se janë zvogëluar ritmet e rritjes ekonomike”, tha ai. Sipas Bodes, ”raporti i borxhit publik me PBB-në është 58.7 për qind, e kemi relativisht të lartë krahasuar me rajonin. Por, nga ana tjetër, nuk kemi rritje të kostos së borxhit, ajo është më e ulët se në vitet 2005-2006. Janë marrë kryesisht borxhe të jashtme nga banka të zhvillimit, me interesa të ulta dhe afate të gjata shlyerjeje”.

KOSOVA
“Zëri i Amerikës” e ka pyetur ministrin për problemet me tenderimin e linjës së interkonieksionit me Kosovën. Ai tha se janë marrë tashmë 110-120 milionë euro kredi nga KfË, për zhvillimin e energjetikës në vend. Ka patur takime të drejtorit të OST-së me gjermanët, ndërkohë që është bërë presion nga qarqe të interesuara që të fitonte një subjekt i caktuar, pavarësisht nga çmimi i lartë, rreth 33% më shumë se subjekti i dytë, tha ministri.

(gk/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës