Bode: Me 57 mln eurot e Kurum
do ulim huamarrjen e brendshme

TIRANE - Qeveria shqiptare do të përdorë të ardhurat nga privatizimi i HEC Bistricë 1, Bistrica 2, Ulëz e Shkopet për të ulur borxhin e brendshëm.
Deklarata është bërë nga ministri i Financave Ridvan Bode në një prononcim për mediat pas ceremonisë së fillimit të projektit për mbështetjen e Administratës Doganore shqiptare që u organizua në hotel Sheraton.

“Në pritje të të ardhurave nga privatizimi qeveria ka menaxhuar thesarin e shtetit. Tre ditë më parë është bërë pagesë e parë 57 mln euro që shkon në ulje të huamajrrjes së brendshme. E bëri këtë në emër të qytetarëve”- tha Bode.

 Ai ka hedhur poshtë deklaratat e deputetëve të Partisë Socialiste se, qeveria e ka "boshatisur" arkën e shtetit dhe borxhi e defiçiti kanë arritur në nivele të larta.

"Deficiti buxhetor mbetet brenda objektivit dhe është nën kontroll. Ne kemi arkëtuar së fundmi edhe 57 milionë euro nga kompania turke 'Kurum', e cila privatizoi 4 hidrocentrale", tha Bode. Deri më tani janë shlyer 105 mln euro broxhe ndaj biznesit

(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet nga SPAK se pastronte paratë e krimit të vëllezërve Çopja, kush është Arben Lamçja? U ekstradua nga Kosova në gusht, siguroi kushtet për vrasjen e Nuredin Dumanit

Akuzohet nga SPAK se pastronte paratë e krimit të vëllezërve Çopja, kush është Arben Lamçja? U ekstradua nga Kosova në gusht, siguroi kushtet për vrasjen e Nuredin Dumanit