TIRANË - Buxheti i shtetit do t’i nënshtrohet edhe këtë vit rishikimit, me shkurtimin e një sasie shpenzimesh në masën 20 miliardë lekë. Njoftimi bëhet i ditur nga zyrtarë të ministrisë së Financave, që i referohen vetë kreut të këtij dikasteri, ministrit Ridvan Bode. Kjo shifër, e barabartë me 180 milionë dollarë të konvertuara sipas kursit zyrtar aktual, paraqet një ulje në masën 5.61 për qind të shpenzimeve totale buxhetore. Ndërkohë, duke marrë parasysh një Prodhim të Brendshëm Bruto (PBB) prej 1.390 miliardë lekësh, që përdoret si referencë nga ministria e Financave për PBB-në vjetore aktualisht, fjala është për një reduktim të fondeve buxhetore sa 1.5 për qind e PBB-së.
Rishikimi i buxhetit zakonisht fillon si procedurë në muajin qershor me vendimin e qeverisë e më pas kalon për shqyrtim në Kuvend, për të hyrë në fuqi në muajin korrik.


(gk/aq/shqiptarja.com)