KORCE- “Të tmerruar për situatën ekonomike në të cilën është lënë Korça nga ish-bashkiaku Peleshi”. Kështu është shprehur ish-ministri i Financave Ridvan Bode nga qyteti juglindor. Sipas Bodes mungesa e investimeve në infrastrukturën e brendshme të qytetit, gjelbërimi, pastrimi, administrimi i territorit, i ka dhënë Korçës një pamje tjetër nga ajo që ky qytet meriton të ketë.
Ndërsa “Çiraku i usta Peleshit“ siç e ka quajtur Bode kandidatin e PS për kryetar Bashkie Sotiraq Filon, kërkon t’i justifikojë këtë gjendje me mungesën e përkrahjes të ish-qeverisë Berisha. Sipas Bodes problemi kryesor i bashkisë Korçë është paaftësia dhe klientelizmi në ecurinë e të ardhurave të taksave vendore.
Gjithashtu Bode ka bërë publike të gjitha investimet e qeverisë para 23 qershorit ku sipas ish-ministrit të Financave vetëm për bashkinë e Korçës janë investuar 11 milionë dollar në këto gjashtë vite. Ndërsa ka pohuar se investimet publike janë përgjysmuar nga bashkia e Korçës dhe rritja e granteve nga qeveria nuk dihet se ku janë përdorur nga kjo bashki.
Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, është shprehur se qeveria i ka dhënë një kredi bashkisë së Korçës rreth 820 milionë lekë, të cilat janë shpërdoruar dhe nuk janë investuar për qytetin. Ndërsa në infrastrukturën rrugore qeveria ka investuar në shtrimin e 18 km rrugë vetëm brenda qytetit.
Në fund Bode ka vlerësuar kandidatin e PD, duke shtuar se Sotiraq Statobërdha, po zhvillon një fushatë të qetë dhe të ndershme ndryshe nga rivali i tij. Ndërsa iu ka bërë thirrje qytetarëve korçarë se nuk duhet të votojnë duke shpresuar tek zv/kryeministri Peleshi për investimet, sepse Kryeministri Rama e ka bërë të qartë që nuk do ketë investime.
Bode i ka kërkuar kandidatit të PS për kryetar Bashkie t’i kujtojë zv/kryeministrit kontratën e lidhur për përfundimin e rrugës Qukës-Qafë-Plloçë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com