Juventusi do të luajë sot në mbrëmje në transfertë ndaj Bodo/Glimt për raundin e pestë të Champions League, në një sfidë që pritet të zhvillohet në kushte shumë të vështira klimatike. Ndeshja do të zhvillohet në 'Aspmyra Stadion' të Norvegjisë, rreth 300 kilometra pranë Rrethit Arktik, ku temperaturat do të jenë tepër të ulëta dhe reshjet e borës shumë të dendura.

Parashikimet e motit flasin për reshje intensive bore gjatë orarit të ndeshjes, që nis në orën 21:00 dhe erëra të forta polare. Temperaturat do të luhaten midis -1°C dhe +1°C, por me ndjesinë termike që mund të zbresë deri në minus 10 gradë për shkak të erërave.

Kushtet e vështira pritet të ndikojnë në lojën dhe strategjinë e të dyja ekipeve, duke e bërë këtë përballje një sfidë edhe ndaj natyrës për skuadrën bardhezi. Vendasit janë mësuar me këto kushte dhe nuk është çudi për ndonjë rezultat surprizë.


Lajmi kryesor:

Champions League rikthehet sot me nëntë takime, Juventusi në ngricën nordike! Chelsea - Barça si finale, City kundër Leverkusen