'Boeing 737' i rrëzuar, Zarif: U ngatërrua me avion armik, faji i aventurizmit amerikan, Moska: Teherani të nxjerrë mësim nga katastrofa

'Boeing 737' i rrëzuar, Zarif: U ngatërrua me avion armik, faji i aventurizmit amerikan, Moska: Teherani të nxjerrë mësim nga katastrofa

Dhe në fund Irani e ka pranuar: ishin raketat e tyre ato që rrëzuan aeroplanin ukrainas me 176 pasagjerë në bord, prej të cilëve asnjë nuk mundi të mbijetojë.

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif tha se "gabimi njerëzor" ndodhi në "momentin e krizës të shkaktuar nga aventurizmi i SHBA" kurse Moska zyrtare deklaroi se “Irani, i cili ka pranuar se aksidentalisht goditi një aeroplan ukrainas duke vrarë 176 njerëz, duhet të "nxjerrë mësime" nga kjo fatkeqesi.

Irani fillimisht e mohoi se avioni ishte goditur nga raketat e tij duke ftuar ekspertët amerikanë të Boeing dhe hetuesit ukrainas të merrnin pjesë në hetimin e shkaqeve të rrëzimit dhe për të patur akses në të dhënat e regjistruara në kutitë e zeza.

Teherani zyrtar gjithashtu e quajti ‘gënjeshtër të madhe’ versionin e rrëzimit me raketa deklaruar nga Donald Trump, shtypi amerikan, dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau duke thënë se e gjithë mjegullnaja e përhapur bëhej për qëllime të mbrapshta.

Por për të 'kornizuar' autoritetet iraniane doli në qarkullim një video, vërtetësia e së cilës u verifikua nga New York Times, e cila tregonte se ‘Boeing 737’ në momentin e fatkeqësisë kishte patur  impakt me një raketë, jo larg nga aeroporti i Teheranit, viktima përfshijnë 82 iranianë, 63 kanadezë, 11 ukrainas, 10 suedezë, katër afganë, tre gjermanë dhe tre shtetas britanikë.


Lajmi kryesor:

Irani pranon: 'Boeing 737' u ngatërrua me avion armik! Komunikimi i fundit i pilotit me kullën e vrojtimit


/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen