Irani pranon: 'Boeing 737' u ngatërrua me avion armik! Komunikimi i fundit i pilotit me kullën e vrojtimit

Ushtria iraniane pranoi sot se kishte rrëzuar “jo qëllimisht” avionin ukrainas, incident nga i cili humbën jetën të 176 njerëzit në bord. Pohimi erdhi pasi Kanadaja dhe zyrtarë të SHBA thanë se avioni u rrëzua nga një raketë iraniane, ndoshta gabimisht.

"Republika Islamike e Iranit shpreh keqardhjen e thellë për këtë gabim katastrofik" dhe "hetimet do të vazhdojnë të identifikojnë dhe ndjekin penalisht" autorët e kësaj "tragjedie të madhe" dhe "këtij gabimi të pafalshëm", tha Presidenti iranian Hassan Rohani në një postim në Twitter.

"Ata që janë përfshirë në rrëzimin e aeroplanit të Ukrainës së shpejti do të gjykohen," tha Rohani.

Selia e Forcave të Armatosura të Iranit pohoi se ‘Boeing 737’ i rrëzuar katër ditë më parë menjëherë pasi pasi u ngrit nga aeroporti ‘Imam Khomeini’ i Teheranit ishte "gabim njerëzor" dhe se ai u ngatërrua me një "avion armik".

Avioni, i cili sapo ishte nisur nga Teherani për në Kiev, u rrëzua të mërkurën, në kohën që Irani ishte në gatishmëri për një përgjigje ushtarake nga SHBA, disa orë pasi kishte hedhur raketa ndaj objektivave amerikane në Irak.

Për disa ditë rresht Irani mohonte që avioni Boeing 737-800 të ishte rrëzuar nga një raketë dhe thoshte se mund të duhej një ose dy muaj për të nxjerrë informacione nga regjistruesit e të dhënave të zërit dhe fluturimit. Shtetet e Bashkuara i dorëzuan Presidentit të Ukrainës Volodymir Zelenskiy të dhëna të rëndësishme për rrëzimin përpara një telefonate me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo të premten.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:35
Iran, presidenti Rouhani: Edhe SHBA në vitin 1988 goditi gabimisht avionin iranian me 290 persona në bord

Presidenti iranian Hassan Rouhani i kujtoi botës të mos harrojë ngjarjen e vitit 1988 kur një raketë e marinës amerikane goditi gabimisht avionin iranian ‘Airbus në Gjirin persik.

“Kushdo duhet ta kujtojë tragjedinë e vitit 1988 kur ‘Iran Air Flight 655’, një ‘Airbus A300’ me 290 persona në bord, u hodh në erë nga një raketë e shkrepur nga kryqëzori amerikan ‘USS Vincennes’ ndërsa fluturonte mbi Gjirin Persik me destinacion Dubain më 3 korrik 1988”.

"Republika Islamike e Iranit shpreh keqardhjen e thellë për këtë gabim katastrofik" dhe "hetimet do të vazhdojnë të identifikojnë dhe ndjekin penalisht" autorët e kësaj "tragjedie të madhe" dhe "këtij gabimi të pafalshëm", tha gjithashtu Presidenti iranian.

Në vitin 1988, prej më shumë se një viti, Marina e Shteteve të Bashkuara ishte angazhuar për të mbrojtur anijet tregtare që lëviznin përtej Gjirit Persik, të kërcënuar nga e ashtuquajtura "lufta e naftës", pjesë e luftës Iran-Irak në vitet 1980-1988.

Irani atë kohë përpiqej të bllokonte furnizimet e Irakut përmes ujërave të Gjirit Persik duke hedhur raketa drejt anijeve të transportit.

Në vitin 1987, një aeroplan iranian lufte ngatërroi frigatën ‘USS Stark’ me një cisternë iranian nafte dhe e gjuajti dy raketa duke vrarë 37 detarë amerikanë.

Më 14 Prill 1988, një tjetër raketë iraniane goditi frigatën amerikane ‘USS Samuel B. Roberts’ duke e ndarë atë në dy pjesë.

Katër ditë më vonë, anijet luftarake amerikane, në shenjë hakmarrjeje shkëmbyen zjarr me raketa dhe mbytën një anije iraniane.

Në mëngjesin e 3 korrikut të vitit 1988 kryqëzori amerikan ‘USS Vincennes’ u angazhuan në luftime së bashku me frigatën ‘USS Montgomery’, duke shkëmbyer zjarr me bateri armësh iraniane të cilët po kërcënonin një cisternë pakistaneze me naftë në Gjirin Persik.

Incidenti ishte duke u zhvilluar kur ‘Iran Air 655’ u ngrit në fluturim nga ‘Bandar Abbas’, gati gjysmë ore pas kohës së planifikuar të nisjes.

Hetimet e mëvonshme të marinës amerikane për incidentin treguan se aeroplani iranian ishte në një rrugë ajrore të aprovuar. Por piloti nuk u paralajmërua për luftimet që po zhvilloheshin, megjithëse kulla e drejtim-vrojtimit e ‘Bandar Abbas’ kishte lëshuar paralajmërime për raste të ngjashme më parë.

Raportet gjithashtu shënojnë se ndërsa avionari i Iranit nuk iu përgjigj paralajmërimeve nga anijet luftarake amerikane, ekuipazhi i tij nuk do të monitoronte kanalet në të cilat transmetoheshin.

Në bordin e ‘USS Vincennes’, kapiteni i anijes morri informacion se një aeroplan i panjohur i kapur nga radari nuk po i përgjigjej thirrjeve. Atij gjithashtu iu tha gabimisht se mund të ishte një avion iranian F-14 i cili mund të ishte i pajisur me raketa ‘Maverick’.

Pas 5 minutave ai dha urdhër që objekti në fluturim të goditej.

Irani paditi qeverinë e Shteteve të Bashkuara në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në vitin 1989. Në vitin 1996, Shtetet e Bashkuara dhe Irani vendosën ta zgjidhnin çështjen. Shtetet e Bashkuara paguan dhjetëra miliona dollarë në kompensim për familjet e viktimave.

Ora 14:43
Gjenerali iranian: Kërkova anulimin e fluturimeve civile, autoritetet ushtarake nuk pranuan

Ka patur një komunikim zyrtar mes pilotit të avionit 'Boeing 737' dhe kullës së drejtim vrojtimit në aeroportin e Teheranit, pak sekonda para tragjedisë ku humbën 176 pasagjerë bashkë me ekuipazhin ukrainas.

Zyrtari e linjës ajrore CEO, Yevgenii Dyhkne tha se piloti ishte udhëzuar të 'fitonte lartësi dhe kthehej' dhe se ai nuk mund të jepte detaje të tjera pasi çështja është ende në hetim.

Komandanti i Forcës Hapësinore Ajrore të Iranit, gjeneral brigade Amir-Ali Hajizadeh tha se ai kishte kërkuar që të anuloheshin gjithë fluturimet civile me qëllim që të mos binin në zjarrin e supozuar të SHBA, por autoritetet ushtarake kishin zgjedhur të mos e bënte këtë.

Hajizadeh fajësoi pjesërisht Shtetet e Bashkuara për degradimin e situatës dhe tha se Irani atë kohë ishte në gatishmëri të lartë pas paralajmërimeve për sulm nga ana e SHBA se do të godiste 52 site në Iran dhe se operatori i raketës kishte vetëm 10 sekonda kohë që të merrte vendimin për ta goditur apo jo avionin me pasagjerë që në ato kushte u dyshua se ishte një avion ushtarak amerikan.

Ora 09:03
'Boeing 737' i rrëzuar, Zarif: U ngatërrua me avion armik, faji i aventurizmit amerikan, Moska: Teherani të nxjerrë mësim nga katastrofa

Dhe në fund Irani e ka pranuar: ishin raketat e tyre ato që rrëzuan aeroplanin ukrainas me 176 pasagjerë në bord, prej të cilëve asnjë nuk mundi të mbijetojë.

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif tha se "gabimi njerëzor" ndodhi në "momentin e krizës të shkaktuar nga aventurizmi i SHBA" kurse Moska zyrtare deklaroi se “Irani, i cili ka pranuar se aksidentalisht goditi një aeroplan ukrainas duke vrarë 176 njerëz, duhet të "nxjerrë mësime" nga kjo fatkeqesi.

Irani fillimisht e mohoi se avioni ishte goditur nga raketat e tij duke ftuar ekspertët amerikanë të Boeing dhe hetuesit ukrainas të merrnin pjesë në hetimin e shkaqeve të rrëzimit dhe për të patur akses në të dhënat e regjistruara në kutitë e zeza.

Teherani zyrtar gjithashtu e quajti ‘gënjeshtër të madhe’ versionin e rrëzimit me raketa deklaruar nga Donald Trump, shtypi amerikan, dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau duke thënë se e gjithë mjegullnaja e përhapur bëhej për qëllime të mbrapshta.

Por për të 'kornizuar' autoritetet iraniane doli në qarkullim një video, vërtetësia e së cilës u verifikua nga New York Times, e cila tregonte se ‘Boeing 737’ në momentin e fatkeqësisë kishte patur  impakt me një raketë, jo larg nga aeroporti i Teheranit, viktima përfshijnë 82 iranianë, 63 kanadezë, 11 ukrainas, 10 suedezë, katër afganë, tre gjermanë dhe tre shtetas britanikë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen