'Boeing-Boeing' ngjitet në teatrot e Kosovës. Regjisori: Situata e artit skenik në Shqipëri, dëshpëruese! (VIDEO)

“Në një kohë çmendurie t’i qëndrosh përballë çmendurisë është çmenduri”. Ky është slogani që ish- drejtori i Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, regjisori Kiço Londo ka zgjedhur për të prezantuar shfaqjen “Boeing-Boeing” brenda në skenat e teatrove të Kosovës. Regjisori Londo rrëfen se përmes teatrit Lëvizës “Çajupi” artistët e Tiranës kësaj here thyejnë kufijtë, prandaj ai i bën apel politikës zyrtare të hap teatrot dhe në Shqipëri.

 “Nesër do të jemi në Teatrin “Hadi Shehu” të qytetit të Gjakovës me shfaqjen “Boeing Boeing”, një komedi që ka kaluar numrin 150, që është padyshim komedia me numrin më të madh të shfaqjeve gjatë 30 viteve në Shqipëri. Shpresojmë shumë që në këtë tentativë për të lëvizur sadopak kufijtë, të bëjmë  edhe një kërkesë, që sikundër është Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut edhe vendi ynë ka të drejtën që të hap teatrot, qoftë me publik kufizues. Kjo është një thirrje që i bëjmë politikës zyrtare që të kthejë sytë tek teatrot”, thotë Londo.

Ndërsa, zhvillimin e Festivalit Mbarëkombëtar “Moisiu on” (nisëm e Teatrit Kombëtar edhe atij Eksperimental) që këto ditë po zhvillohet online, Londo e cilëson një lëvizje dëshpëruese.

“Unë nuk dua që të vihem përballë festivalit online, por mendoj se është një lëvizje dëshpëruese, për t’u gjendur në punë. Ata që e bëjnë natyrisht që mund të dinë më shumë dhe mund ta mendojnë më gjatë. Por kjo më duket, sikur t’i vendosësh një njeriu që ka thyer këmbët një ngjitës edhe t’i thuash je shëruar. Duhet një përpjekje e dyanshme, njerëzit e teatrit të cilët unë i quaj të dëshpëruar se janë jashtë misionit të tyre, por edhe shteti duhet ta kuptojë se teatri nuk është një gjë luksi. por ka të bëjë me fatet e strukturë së shoqërisë. Për gjendjen e teatrit tani është edhe sistemi që kemi, është një sistem i ndryshkur që nuk funksionon”.

Megjithatë, regjisori përfundon se është shpresëplotë për hapjen e teatrove në  të ardhmen edhe në vendin tonë.

 “Kam besim se pas kësaj situate që vijon prej një viti teatrot do të hapen”, përfundon Londo.

Komedia “Boeing Boeing” pas Kosovës do të ngjitet dhe në skenat teatrore të Malit të Zi edhe të Maqedonisë së Veriut.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'