Bogdani 'sulmon' Ramën:Hakmerret 
ndaj Tiranës duke bllokuar çdo gjë

Bogdani 'sulmon' Ramën:Hakmerret <br />ndaj Tiranës duke bllokuar çdo gjë
TIRANE - “Pas 300 ditë dështime, pa asnjë bilanc pozitiv, pa asnjë investim, pa asnjë vend të ri pune, Edi Rama u rikthye tek fasadat kësaj here tek ato të Korçës.”

Ky ishte, fillimisht, etiketimi që i bëri sot në një deklaratë për shtyp deputeti i Partisë Demokratike Gert Bogdani iniciativës së Kryeministrit Rama për rimëkëmbjen e 70 shesheve në Shqipëri. Gjithashtu Bogdani, duke përdorur si tog fjalësh kyçe “në 300 ditë”, ka listuar një sërë investimesh dhe projektesh në kryeqytet që sipas tij janë bllokuar qëllimisht nga kryeministri Rama.
 
“Si ish-kryebashkiak i dështuar, Edi Rama në këto 300- ditë është kujdesur vetëm të bllokojë çdo investim për qytetarët e Tiranës.

Në 300 ditë Rama ka bllokuar strehimin dhe banesat sociale, kopshte të reja, çerdhe të reja, shkolla të reja dhe çdo investim për qytetarët e Tiranës.
 
Në 300 ditë Edi Rama bllokoi varrezat e qytetit të cilat për më tepër i kishte lënë në mëshirë të fatit për 11 vite me radhë kur ishte kryebashkiak.

Në këto 300 ditë Edi Rama bllokoi zgjatimin e Bulevardit.
Fakti është se në 300 ditë Edi Rama nuk i akordoi asnjë lekë për investime për qytetin dhe qytetarët e Tiranës.”

Gjithashtu, gjatë takimit me disa banorë në në kryeqytet, Deputeti Bogdani akuzon drejt për drejt kryeministrin për “hakmarrje primitive” ndaj kësaj zone autoktonase.

“Për më tepër, në një hakmarrje primitive Edi Rama i kthehet kësaj zone autoktone tiranase duke e bllokuar, duke mos lejuar qytetarët e saj për ta zhvilluar pronën e tyre, duke mos i lejuar këto familje autoktone tiranase të zhvillojnë pronën e tyre për një fakt shumë të thjeshtë; sepse nuk ia dhanë votën dhe mbështetjen. Kjo është një hakmarrje që Rama sot si Kryeministër ua bën qytetarëve të Tiranës të cilët dje e nxorrën nga Bashkia e Tiranës”, -tha Bogdani.

Deputeti i PD nuk ndalet me kaq por gjithashtu etiketon kryeministrin Rama si “kryebashkiak i dështuar” duke e akuzuar se mashtron qytetarët me fasada.

“Pak por e saktë, Edi Rama në këto 300 dite nuk po sillet dhe nuk po di të punojë si kryeministër i vendit, por sillet si kryebashkiak i dështuar duke iu rikthyer edhe njëherë fasadave me shpresën për të mashtruar qytetarët me fasada , por duke harruar se shqiptaret duan më shumë punë, më shumë rritje ekonomike, shqiptarët duan më shumë siguri për jetën e tyre”, përfundon deputeti demokrat.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Partiza arkivole

Edison Ypi: Partiza arkivole