Bogdani: Aksioni i INUK po dëmton
bizneset dhe ekonominë e familjeve
Partia Demokratike denoncon sërish arbitraritetin e qeverisë me aksionet e INUK. Pasi ka zhvilluar takim me banorë të zonës në qendër të Tiranës, deputeti Gerti Bogdani është shprehur se aksionet e INUK po dëmtojnë bizneset dhe ekonominë e shumë familjeve.
TIRANE- Partia Demokratike denoncon sërish arbitraritetin e qeverisë me aksionet e INUK. Pasi ka zhvilluar takim me banorë të zonës në qendër të Tiranës, deputeti Gerti Bogdani është shprehur se aksionet e INUK po dëmtojnë bizneset dhe ekonominë e shumë familjeve. Deputeti Bogdani ndërkaq ka akuzuar kryeministrin Rama se këto ndërtime i kishte lejuar vetë kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës.
“Para disa ditësh Rama prishi të gjitha hyrjet në bizneset e katit të dytë dhe të parë. Së pari, një prishje selektive, një prishje pa njoftim, një prishje pa marrë parasysh që këto biznese punësojnë familje, shqiptare, këto biznese mbajnë me bukë familje shqiptare. Mbi të gjitha, është një prishje që shkon në kundërshtim me një vendim që ai vetë e ka dhënë dhe e ka firmosur, kur flet për unifikimin e fasadave të të gjitha këtyre fasadave. Është firma e Edi Ramës me të cilën banorët kanë ndërtuar këto biznese dhe është urdhri i Edi Ramës, fjala e tij në këtë rast, me të cilën i prish. Ky kryeministër nuk ka ardhur për të krijuar 300 mijë vende pune por për t’i mbyllur ato sepse këtu familjet shqiptare mbajnë me bukë familjet e tyre, dhe të punësuarit, dhe sot këto biznese janë në ajër. Janë në ajër sepse nuk kanë si të ngjiten në shkallët e tyre. E njëjta gjë me bizneset e katit të parë. Kjo tregon një mentalitet të pashpirt të një njeriu që mesa duket nuk i do të mirën qytetarëve shqiptarë sepse vazhdon t’i rëndojë, jo vetëm me rritjen e çmimit të energjisë, çmimin e naftës, por sot edhe me prishjet pa kriter dhe me prishje selektive”, u shpreh Bogdani.
Pas aksionit të INUK kanë reaguar edhe banorët në bulevardin “Zhan Dark” dhe bulevardin “Bajram Curri”.
“Unë jam invalid dhe nuk kam si të hip tani pa shkallët në shtëpi. Të paktën të më lajmëronin disa ditë përpara. Nuk kam me çfarë ta rregulloj se vetëm pension kam”, u shpreh një banor i zonës.
“U bë atëherë projekti me inxhinierë dhe ne paguam për pllakat dhe fasadën. Na u ligjërua”, shprehet banori.
Një banor tjetër shprehet se: “Edi Rama në 2003 na dha një leje ne, siç u bë dhe në krahun tjetër. Këtu na thanë për fasadën. Tani nuk di kush mund ta ketë fajin, unë apo Edi, por unë nuk kam nga të hyj në shtëpi. Na dha Edi Rama lejen për shkallën dhe tani s’kemi ku të futemi”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
63.6%
-
Pas 2030
21.8%
-
Nuk e di
14.5%
Vota total: 55
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/Aksidenti 1.1 milion euro në Monako bën xhiron e rrjetit
11 Tetor, 19:45
-
‘Studio Live’ në Report TV për votimin elektronik, Kristaq Kume: Nuk ja vlen të bëhet ky shpenzim madhor, sjell vetëm një gjë! Procesi afektohet para votimit
11 Tetor, 19:38
-
FORMACIONET ZYRTARE/ Nedim Bajrami në krah, Sylvinho publikon titullarët e Pragës! Daku në majën e sulmit, Hysaj kapiten
11 Tetor, 19:31
-
Antiberishistët me parti të re, prezantohet nesër nga Enkelejd Alibeaj! Zbulohet emri
11 Tetor, 19:29
-
Nga gjyqësori, drejtësia, prokurimi publik te reforma e administratës! Shqipëria hap më 15 tetor negociatat me BE për grup kapitullin e parë
11 Tetor, 19:04
-
Statistikat/ Ekuilibër në letër, Shqipëria i shënon gjithmonë Çekisë
11 Tetor, 19:00
-
Llogaritë e Grupit B1, Kombëtarja duhet të fitojë kundër Çekisë
11 Tetor, 18:57
-
Basha takohet me Ali Ahmetin: Diskutuam për situatën dhe rreziqet që i kanosen shqiptarëve për përdorimin e gjuhës shqipe në institucione!
11 Tetor, 18:56
-
VIDEO/ Kombëtarja vesh uniformën e bardhë në Pragë, brenda dhomave të zhveshjes në 'Epet Arena'
11 Tetor, 18:51
-
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën
11 Tetor, 18:41
-
Jakin Marena: PD, si tregu i ‘Gabit’! Oferta, ju ofrojmë Berishën ‘fringo’ të ri
11 Tetor, 18:26
-
Ylli Pata: Pse Orbani i djathtë po i hap negociatat për të majtin Edi Rama?
11 Tetor, 18:26