Bogdani: Edi Rama është  "macja
e zezë" e të gjithë bizneseve

TIRANE - "Edi Rama, Jo vetëm nuk ka asnjë plan konkret për të përmirësuar klimën e biznesit, por e pengon atë. I ashtuquajturi plan i Ramës, do t’i ngrejë taksat me 50 % për çdo biznes të vogël e të mesëm, të cilët përbëjnë gjeneratorin e krijimit të vendeve të reja të punës në ekonominë tonë",- ka deklaruar sot, deputeti demokrat Gerti Bogdani nga selia e PD-së.

"Kudo ku ka një mundësi zhvillimi, është Partia Socialiste dhe Edi Rama që bllokojnë", - tha më tej Bogdani. -"A nuk ishte Edi Rama dhe Partia Socialiste që bllokuan ngritjen e Gjykatës Administrative, një organ që do të thjeshtonte procedurat burokratike, do të mbronte biznesin, madje do të krijonte edhe vende të reja pune?!

A nuk ishte Edi Rama ai, që si kryetar i Bashkisë së Tiranës i dyfishoi taksat?! A nuk ishte Edi Rama ai që shkatërroi sektorin e ndërtimit në Tiranë, rrjedhimisht dhe punësimin në Tiranë, me 399 ditëshin e tij të famshëm per nje leje ndertimi, leje me të cilat favorizoi vetëm klientët e tij, duke lënë Tiranën pa një Plan Urbanistik, për 11 vjet me radhë?!

Edi Rama është bërë "macja e zezë" për çdo biznes të vogël, të mesëm apo të madh, për çdo inicitivë zhvillimi të biznesit dhe të hapjes së vendeve të reja të punës", - përfundoi deputeti demokrat.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Shefi i NATO-s pret që zgjedhjet në Kosovë të mos ndikojnë në destabilizimin e situatës

Shefi i NATO-s pret që zgjedhjet në Kosovë të mos ndikojnë në destabilizimin e situatës