Bogdani insiston: Rama të pohojë
se "21 Janarin" e ka strategji politike 

Bogdani insiston: Rama të pohojë<br />se "21 Janarin" e ka strategji politike 
TIRANE -  Partia Demokratike ka insistuar të marrë një aprovim nga kryetari i PS-së, Edi Rama se "21 janari ka qenë për të një përpjekje e dënueshme për të marrë pushtetin me dhunë dhe sot nuk mund te jetë për të një çështje drejtësie apo morali, por strategji politike".

Deputeti Gerti Bogdani tha sot se "Edi Rama e dëshmoi qarte dje se 21 janari nuk ka me asnjë lidhje me drejtësinë apo moralin. Madje, ai tani ka guximin dhe të bëjë humor e batuta me atë ngjarje. Sepse për të, 21 janari është dhe ka qenë vetëm një çështje politike, pjesë e strategjisë së tij, për të marrë me çdo kusht dhe mjet, pushtetin.  Ai e vazhdoje manipulimin , duke i përdorur njerëzit si viktima. Manipuloi më pas me dhimbjen e familjarëve, pjesë e strategjisë së tij elektorale. Përdori mediat e tij. Manipuloi sa mundi dhe kë mundi. E gjitha kjo solli reagimin e ashpër të qytetarëve dhe të socialistëve, në rrjetet sociale dhe në faqen e tij të Facebook-ut dhe Twitterit. Kush i manipulon socialistët? Kush e manipulon faqen e facebook-ut të Edi Ramës? Ka vetëm një manipulues, dhe një fabrikë manipulimi. Është Edi Rama dhe dhoma e tij mavi e ndenjes".
 
Bogdani këmbënguli në përfundim se "Edi Rama i detyrohet qytetarëve një shpjegim për sjelljen e tij dhe Partia Demokratike i kërkon drejtësisë të mos ndikohet nga përpjekjet për manipulim të tij e të ushtrojë në mënyrë të pavarur pushtetin për të dhënë drejtësi mbi 21 janarin".

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

GJKKO liroi Berishën, Bardhi: Fitore politike e tij! Iu pengua për 1 vit aktiviteti liderit të opozitës

GJKKO liroi Berishën, Bardhi: Fitore politike e tij! Iu pengua për 1 vit aktiviteti liderit të opozitës