Bogdani: Rama të kërkojë falje
që s'votoi tunelin e Elbasanit

Bogdani: Rama të kërkojë falje <br />që s'votoi tunelin e Elbasanit
TIRANE - Deputeti demokrat Gerti Bogdani ka kundërshtuar deklaratat e sotme të kreut të PS-së nga Elbasani. "Edi Rama është në autobus", - tha Bogdan. - " Autobuzi i Edi Ramës po shkel çdo normë dhe po parakalon me shpejtësi arsyen dhe llogjikën njerëzore. Sot, nga autobuzi i tij mavi, Rama sulmoi Tunelin e Elbasanit, rrugën e re që e sjell këtë qytet një orë më afër, me Tiranën.

Kjo vepër e madhe infrastrukturore, është një ëndërr e kahershme e qytetarëve te Elbasanit, që tani po bëhet çdo ditë e më e vërtetë. Rruga e re Tiranë - Elbasan është një mrekulli e vërtetë e zhvillimit, që u shërben të gjithë qytetarëve të Elbasanit, por dhe gjithë Shqipërisë Juglindore,

Por tashmë të gjithë e dinë se, Edi Rama tre vjet me radhë urdhëroi deputetët e tij të votojnë kundër buxhetit për ndërtimin e rrugës Ai sot, në vend tu kërkojë falje qytetarëve të Elbasanit për përpjekjen e tij me deputetët socialistë për të bllokuar buxhetin e ndërtimit të Rrugës, ai e shan rrugën ditën që shkon për t’iu kerkuar atyre votën.

Në fakt, rruga e re bën që, distanca me Elbasanin të reduktohet në 25-30 minuta. Ky është zhvillim i madh, që sjell vende të reja pune, punësim, fuqizim të tregut dhe rritje ekonomike. Por kjo nuk është hera e parë që Edi Rama dhe Partia Socialiste ndërmarrin sulme te tilla absurde. Partia Socialiste ka sulmuar me tonelata shpifjeje, Rrugën e Kombit; ai e quajti atë me tonin e tij,” rruga e asgjëve”, - theksoi Bogdani.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dritan Hila: Më mirë rrugëve!

Dritan Hila: Më mirë rrugëve!