Bogdani: Të ruhen vlerat e 
Ansamblit Tirana, shkëlqeu në Slloveni

Bogdani: Të ruhen vlerat e <br />Ansamblit Tirana, shkëlqeu në Slloveni
Studiuesi i njohur i etnografisë dhe muzikës popullore, Ramazan Bogdani, ka shoqëruar Ansamblin Tirana në një festival ndërkombëtar prestigjioz në Slloveni. Me këtë rast ai bën një apel për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë popullore.

Edicioni i 11-të i festivalit folklorik Od Celja Do Zalca që u mbajt në shtator të këtij viti, për profesor Bogdanin është një përvojë e veçantë. Ai po përgatit në një artikull studimor, ku hedh tezat e tij për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë.
 
Ramazan Bogdani Ansamblin Tirana e konsideron si një nga më të veçantë që ruan vlerat origjinale të folklorit autokton. Edhe mediat sllovene dhe organizatorët e kanë vlerësuar prurjet nga Shqipëria në këtë festival.
 
Festivali që u mbajt në Slloveni nga organizata ndërkombëtare CIOFF, me zanafillë që nga viti 1970 është një model për promovimin dhe përhapjen e kulturave tradicionale.

Mënyra e organizimit të një festivali të tillë për studiuesin e njohur Ramazan Bogdani kthehet në një pikë referimi për të hedhur dritë në të përbashkëtat edhe të veçantat e kulturave kombëtare, çështje studimore që ende kanë mangësi. 

Rdaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Terapia e parë e modifikimit të gjeneve mund të kurojë çrregullimin e gjakut! Do të ofrohet në Britani

Terapia e parë e modifikimit të gjeneve mund të kurojë çrregullimin e gjakut! Do të ofrohet në Britani