Boiken Abazi: Kushdo të fitojë më 25 prill ne s'duam të hyjmë në qeveri, por do rrimë në opozitë! Qeveria e Kurtit do ta bëjë më mirë se kurrë punën e saj

Boiken Abazi: Kushdo të fitojë më 25 prill ne s'duam të hyjmë në qeveri, por do rrimë në opozitë! Qeveria e Kurtit do ta bëjë më mirë se kurrë punën e saj

Kandidati për deputet i VetëVendosjes Boiken Abazi

Kandidati për deputet i VetëVendosjes Boiken Abazit në një intervistë në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", ka deklaruar se me zgjedhjen e Albin Kurtit kryeministër i Kosovës kjo qeveri e re do ta kryejë punën e saj më mirë se kurrë më parë.

"Asnjë subjekt tjetër politik nuk kërkon zgjedhje të tjera. Kësaj rradhe e kanë votuar masivisht. Pas votimit në Kuvend duket se kjo qeveri do ta kryejë punën e saj si kurrë më parë. Tanimë edhe ne e ndiejmë shpresën te shqiptarët që takojmë përditë", tha ai duke nënkupruar se zgjedhja e Kurtit ka sjellë ndikim edhe te Vetevendosja në Shqipëri.

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, Abazi tha se nuk duan të hyjnë në qeveri pavarësisht se kush forcë politike fiton. Ai thekson se duan të rrinë në opozitë dhe të njohin nga afër problemet e qytetarëve.

"Ne nuk pretendojmë të hyjmë në qeveri ne duam të rrimë forcë opozitare (kushdo të fitojë). Ne synojmë të ngremë një lëvizje. Pas këtyre zgjedhjeve duam të bëjmë një tur që ti njohim më nga afër problemet e qytetare.Fitorja e mandateve përcakton shpejtësinë e rritjes së partisë".

Ndërkaq ai ka deklaruar se do ta ftojnë sërish Albin Kurtin dhe ai do të vijë përpara 25 prillit në Shqipëri.

"Ne e ftuan Albin Kurtin do ta ftojmë sërish. Tani është kryeministër dhe ka shumë punë të tjera por jam i bindur që do të vijnë sërish para ditës së zgjedhjeve", tha ai ndërsa ka folur dhe për marrëdhëniet e Kurtit me kryeministrin Edi Rama.

"Kurti ka 2 kapele, njëra është kryeministër. Ska ku të shkojë Kosova pa shqipërinë. Duke patur sytë nga tirana do vazhdojë të kryejë takime me udhëheqësit", vijoi Abazi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja