TIRANE - Ndërsa palët politike majtas dhe djathtas po testojnë elektoratin dhe strukturat për kandidatët që do të zgjedhin për garën elektorale në bashkinë e Tiranës, Gjergji Bojaxhi mendon të përfshihet në këtë garë si kandidat i pavarur.
Zoti Bojaxhi konfirmon për A1REPORT se aktualisht po punohet me shtabin që do të merret me fushatën e tij elektorale duke konfirmuar në këtë mënyrë garimin si kandidat jopolitik.
Duke u pozicionuar si kandidat i pavarur Gjergji Bojaxhi synon të marrë votat e të zhgënjyerve nga politika shqiptare në 24 vitet fundit, vota të cilat sipas tij janë majtas dhe djathtas. Ndërsa grupi i punës po punon për këtë proces, mendohet se nga java e ardhshme zoti Bojaxhi të shpallë publikisht kandidaturën e tij për drejtimin e bashkisë së kryeqytetit.
Bojaxhi iu bashkua strukturave të PD Komitetin e Orientimit të Politikave në 2004. Me qeverinë e Sali Berishës ai mbajti postin e zëvendësministrit të Ekonomisë dhe më pas drejtor i KESH. Deri vonë Bojaxhi ka qenë dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës i zgjedhur nga PD-ja, ndërsa me drejtimin e PD nga Lulzim Basha zoti Bojaxhi i shkëputi marrëdhëniet me PD.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Kodheli për Bashkinë e Tiranës: Qetësohuni, nuk kandidoj unë