Bojaxhi: Partitë politike
gati të thyejnë Kushtetutën

Bojaxhi: Partitë politike<br />gati të thyejnë Kushtetutën
Anëtari themelues i SFIDA për Shqipërinë, Gjergj Bojaxhi ka dënuar situatën politike në vend duke cilësuar si antikushtetues shtyrjen e proçesit të zgjedhjes së presidentit.

Nëpërmjet një video të publikuar gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale Gjergj Bojaxhi ka thënë se të tre forcat kryesore politike po thyejnë rregullat e këtij proçesi.

“PS dhe LSI e dinë që do të fitojnë zgjedhjet dhe duan ta bëjnë këtë gjë duke mundur PD. Nga ana tjetër PD e di se do të humbë zgjedhjet. Kështu do që të sabotojë dhe të thyej rregullat e garës”, është shprehur Bojaxhi.

Nisur nga arsyet, motivet dhe pazaret politike, Bojaxhi është shprehur se partitë po shkelin të drejtat e qytetarëve për të votuar në një proçes të rregullt kushtetues.

Zgjedhjet janë e drejta jonë kushtetuese dhe ligjet duhet të jenë kolona e shtetit dhe jo e pushtetit”, ka thënë Bojaxhi.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën