Bojaxhi tha se si pasojë e interesave të kryebashkiakëve partiakë, kjo zonë u shndërrua nga fidanishte në geto betoni, ku kalimi është me pengesa. Ai u angazhua se nën drejtimin e tij, bashkia do të ruante hapësirat e gjelbërta dhe do të përmirësohet infrastruktura e zonës.
Bojaxhi u shpreh se Komuna e Parisit fare mirë mund të quhet komuna e kaosit. “Kjo zonë është rezultati i korrupsionit dhe klientelizimit. Nga një fushë me fidanishte kjo zonë është shndërruar sot në fushë betoni. Veç banesave këtu nuk është siguruar asnjë infrastrukturë për të siguruar cilësinë e jetës. Të jesh këmbësor, veçanërisht fëmijë apo i moshuar në këtë zonë, je i rrezikuar çdo çast.”
Më tej Bojaxhi u shpreh se “ne kemi mundësinë ta rregullojmë qytetin tonë dhe të mos i lëmë politikanët e korruptuar dhe klientët e tyre ta shkatërrojnë edhe më shumë.” /atsh/
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
