TIRANE-Gjatë takimeve të sotme me banorë të Tiranës, Gjergj Bojaxhi, kandidat i Sfida për Shqipërinë, tha se kjo forcë beson te vlerat e shqiptarëve dhe se problemet në vend nuk janë mungesë përpjekjesh nga ana e tyre.
"Ne besojmë se problemet nuk kanë ardhur nga njerëzit. Shqiptarët mundohen të bëjnë gjithçka brenda mundësive të pakta që u jepen. Burimi i problemeve ka qenë dhe mbetet politika e deritanishme," tha Bojaxhi.
Ai thotë se Sfida për Shqipërinë nuk ka të përbashkëta me politikën por me njerëzit.
"Prandaj, kemi komplimentin më të madh të themi se jemi forca që i ngjan më pak kësaj politike dhe subjekti që i ngjan më shumë shqiptarëve," tha Bojaxhi.
Gjergj Bojaxhi thotë se Sfida për Shqipërinë është për një politikë të pastër, si mundësi e vetme për këtë vend.
"Tani kemi një politikë antivlerash. Kemi politikë në kurriz të qytetarëve. Sfida për Shqipërinë beson te një politikë e pastër, si e vetmja mënyrë për të shkuar te një Shqipëri që punon. Vota jote merr vlerë maksimale nëse voton për numrin katër. Nuk dua të zaptoj gjithë partinë si të tjerët, prandaj në fletë është Sfida për Shqipërinë - Hektor Ruci, se kam zgjedhur të mos vë emrin tim," u tha qytetarëve Gjergj Bojaxhi.
(d.b/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.9%
-
Keq
39.8%
-
Nuk e di
16.3%
Vota total: 1554
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA njofton një paketë të re ndihme për Ukrainën
9 Gusht, 22:55
-
Turistët zgjedhin Vlorën, rreth 1600 pasagjerë në një ditë! Kryesisht nga Italia: Na pëlqen natyra e mikpritja
9 Gusht, 22:40
-
Paris 2024/ Ja si transformohen medaljet olimpike pas një jave (VIDEO)
9 Gusht, 22:27
-
Lista e re me 'non-grata', SHBA do të publikojë së shpejti emrat e rinj, përfshihet edhe Shqipëria
9 Gusht, 22:21
-
Ministria e Jashtme e Kosovës: Shkupi nuk do ta dorëzojë në Serbi ish pjesëtarin e UÇK-së të arrestuar muajin e kaluar
9 Gusht, 22:16
-
Mali i Zi/ Banorët e Kotorit të shqetësuar nga numri i lartë i turistëve
9 Gusht, 22:00
-
Mero Baze: Dëshmia nga SHBA që provon se Shkëlzen Berisha vendosi për kontratën e fishekëve kinezë në Gërdec
9 Gusht, 21:39
-
Vidhet pika e këmbimit në Shkodër! Dy të huaj mashtruan punonjësin e ‘Exchange’ dhe i morën paratë (VIDEO)
9 Gusht, 21:29
-
SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit
9 Gusht, 21:19
-
Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit
9 Gusht, 21:06
-
Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë
9 Gusht, 20:55
-
Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane
9 Gusht, 20:44