Bojkoti, Basha takon aletatët në
Bashki, vendimi jepet të hënën

Bojkoti, Basha takon aletatët në<br />Bashki, vendimi jepet të hënën
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk ka mundur të mbledh dot aleatët e opozitës për të diskutuar nëse do të marrin pjesë në Kuvend këtë sesion parlamentar.  
 
Çuditërisht takimi mes Lulzim Bashës, kreut të grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka, deputetit Eduard Halimin si dhe kreut të PR-së dhe deputetit Agron Duka është zhvilluar në ambientet e Bashkisë së Tiranës, dhe jo në selinë blu. Në këtë përpjekje të Bashës për të mbledhur aleatët kanë munguar kreu i PDK-së Nard Ndoka si dhe ai i PDIU-së Shpëtim Idrizi.
 
Pas takimit, kreu i republikanëve, Fatmir Mediu e la të hapur pjesëmarrjen e opozitës në Kuvend, ndërsa theksoi se një vendim do të merret të hënën.
 
“Do të diskutojmën për hapat e mëtejshme dhe ndërkombëtarët janë në të njëtën linjë me opozitën. Rama nuk mund të qëndrojë mbi opozitën. Kuvendi ambient shumë i rëndësishëm  dhe të gjitha palët të mbajnë përgjegjësinë e tyre, duhet të bëhet një analizë e thellë e situatës në vend, për të  respektar mandatin që qytetarët i kanë dhënë Ramës. Në do të diskutojmë ditën e hënë me opozitën për hapat që do të merren me qëndrimin e saj”, ka thënë Mediu.
 
Nard Ndoka ndërkohë ka thënë se do të jetë në Kuvend, pavarësisht vendimit që do merret nga drejtuesit e PD-së. Mbledhja e opozitës vjen ndërsa kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se mazhoranca do të votojë dekretet e kthyera mbrapsht nga Presidenti Bujar Nishani në seancën e parë parlamentare.

Komisioni i ligjeve ka vendosur të mblidhet të premten, ku në tavolinën e deputeteve do të jenë për tu shqyrtuar disa nga dekretet e Presidentit. Po në këtë ditë do të mblidhet edhe Konferenca e Kryetarëve.

PD ndërpreu marrëdhëniet me Parlamentin pas incidentit të ndodhur në Kuvend mes Gent Strazimirit dhe Arben Ndokës.  


  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?