Bojkoti, Eduard Selami: Gabim i
rëndë historik i Lulzim Bashës

Bojkoti, Eduard Selami: Gabim i<br />rëndë historik i Lulzim Bashës
TIRANË- Deputeti i PD, por dhe një nga themeluesit e kësaj partie, Eduard Selami ka dalë hapur kundër vendimit të kryetarit të PD për protesta dhe bojkot të zgjedhjeve.

"Kam vënë re që z.Basha e përdori çadrën jo më për një protestë paqësore, por fatkeqësisht për të anashkaluar institucionet dhe më keq akoma për të bojkotuar parlamentin në një moment shumë të rëndësishëm siç është reforma në drejtësi që ishte e lidhur me rrugën integruese të Shqipërisë në Europë dhe në mënyrë të paprecedentë për të bllokuar dhe mos marrë pjesë në zgjedhje e cila është mjaft e dëmshme për Shqipërinë, për Partinë Demokratike dhe për çështjen shqiptare", ishte deklarata që Selami bëri në një intervistë për Zërin e Amerikës.  

Sipas tij, mospjesmarrja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 18 Qershorit do të ishte një gabim i rëndë historik, jo vetëm për këtë forcë politike por dhe për vendin. 

"Do të jetë një gabim i rëndë. Dhe una akoma nuk dua të mendoj se kjo do të bëhet realitet. Zëri i ambasadorit Lu që është zëri i drejtpërdejtë i Presidentit Trump, ishte fare i qartë dhe unë mendoj se do të jetë një fatkeqësi e madhe dhe një gabim i rëndë historik i kryetarit Basha për të marrë përsipër mospjesmarrjen në zgjedhje", thotë Selami.

Basha ka marrë peng PD-në
Selami akuzon gjithashtu se Basha ka marrë peng strukturat e PD-së, ndryshe nga sa premtoi 4 vite më parë kur u zgjodh në krye të kësaj force politike. 

"Ka një pengmarrje të strukturave të partisë nga zoti Basha, në kundërshtim me ato premtime që bëri kur u zgjodh kryetar, premtime personale që m’i ka bërë dhe mua, por dhe të gjithë demokratëve. Dhe është për të ardhur keq, që PD sot është më pak demokratike se në të gjithë historinë e saj, dhe unë mendoj se një nga arsyet që PD ballafaqohet me një krizë të brendshme kaq të rëndë, e cila po ndikon negativisht dhe për çështjen shqiptare dhe Shqipërinë, unë mendoj se është dhe mosfunksionimi i strukturave".

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën