Gjykata e Posaçme ka shtyrë për datën 3 nëntor seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të pandehurve të tjerë.
Shkak i shtyrjes së është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës në sallën e gjyqit, për shkak të bojkotit kundër rregullores së re të GJKKO-së.
Gjykata nuk vendosi gjobë për asnjë nga avokatët, ndërsa në seancë nuk u paraqitën as avokatët e ndihmës juridike falas, të kërkuar nga Gjykata.
Veliaj përmes një deklarate ka kërkuar që të përfaqësohet vetëm nga mbrojtësi i zgjedhur prej tij, Plarent Ndreca dhe nga asnjë avokat tjetër.
Trupa gjykuese nuk aplikoi gjoba për avokatët, me arsyetimin se është vënë në dijeni të një padie në Gjykatën Administrative të Apelit nga Shoqata e Avokatëve Anti-Korrupsion për shfuqizimin e vendimit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë për bojkotin në GJKKO. Çështja do të shqyrtohet më 28 tetor nga gjyqtarja Enerjeta Shehaj (Deraj).
"Shfuqizimi i pikave 1-5 të vendimit nr. 268 prot., datë 23.09.2026, të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë, "Për vazhdimin dhe përshkallëzimin e bojkotit të seancave gjyqësore pranë GJKKO-së", për pjesën që vendos bojkot të detyrueshëm pa afat, përfshin masat e sigurimit dhe avokatët e caktuar kryesisht, parashikon procedim disiplinor për moszbatim dhe tërheq listën e avokatëve kryesisht. Shfuqizimi i pikave 1 dhe 3 të vendimit nr. 245 prot., datë 08.09.2026, për bojkotimin e seancave pranë GJKKO-së, në lidhje me pikat 1-2 të vendimit nr. 268 prot., me qëllim shmangien e vazhdimit të të njëjtave pasoja mbi bazën e aktit fillestar. Shfuqizimi i pikave 3-5 të vendimit nr. 268 prot., si dhe i detyrimit për pjesëmarrje në bojkot nën pasojën disiplinore sipas akteve të mësipërme. Sigurimi i padisë nëpërmjet pezullimit të zbatimit të dispozitave të kundërshtuara deri në marrjen e formës së prerë të vendimit, sipas kërkimit alternativ të përcaktuar në vijim", thuhet në kërkesën e Avokatëve Anti-Korrupsion.
Lajm në përditësim...










Komente
Komento