Habiten që nuk e kanë mësuar që gjuha e forcës, e shantazhit dhe bojkotin me mua nuk funksionon, nuk e kuptoj pse mendojnë që u duhet bojtkoi. Mbase e kanë më rehat që të bëjnë bojkot. Duan të bojkotojnë le të bojkotojnë, ata me qeverinë thjeshtë duhet të bashkëpunojnë, nuk kemi detyrime ndaj futbollit profesionistë, nëse mendojnë që mund ta mbajnë futbollin me ngastra ku hidhet top, e nga ana tjetër fshihen lekë, këtë mund ta bëjnë janë të pavarur, por jo me ne,”-deklaroi Rama. 

Për Report Tv sekretari i Ligës Profesioniste, Dritan Kadia, i ka kthyer përgjigjje kryeministrit Edi Rama mbi deklaratat e bëra një ditë më parë.

“Bojkoti nuk i intereson kurkujt, por është si pasojë e ngjarjeve dhepërshkallëzimit të situatave. Mua personalisht kjo gjuha e kryeministrit nuk më pëlqen, sepse flitet me fjalë denigruese për njerëz që punojnë dhe japin gjithçka për sportin. Megjithatë është problem i tij,”-u shpreh Kadia.

I pyetur nëse ka patur një qëndrim zyrtar nga qeveria në lidhje me relacionin e dorëzuar një javë më parë për katër kërkesat, që kanë sjellë bojkotin e futbollit, Kadia përgjigjet:

“Grupet e punës do të intensifikojnë bisedat me negociatorin e qeverisë Fidel Yllin. Kjo është taman ajo që në duam, bashkëpunimin, por debate duhet të bëhet me kryeministrin, pasi grupet e punës kanë dështuar. Ministri sporti nuk ka,sepse s’kemi asnjë kontakt.”

Liga Profesioniste pas mbledhjes së ditës së martë u shpreh se do të përshkallëzojë bojkotin me protesta në datën 10 tetor, të cilat do të organizohen me futbollistë. I pyetur për detaje të mëtejshme Kadia deklaron:

“Nuk është gjë e thjeshtë sepse ne nuk kemi përvojë për të grumbulluar njerëz nëpër evenimente të tilla. Pra ka disa procedura që duhen ndjekur, por ideja është kjo që futbollistët dhe akademitë do të dalin në shesh para kryeministrisë.”