Bojkoti i Kuvendit, opozita ngre
parlamentin e saj në selinë e PD

Bojkoti i Kuvendit, opozita ngre<br />parlamentin e saj në selinë e PD
TIRANE- Partia Demokratike do të ngrejë një parlament brenda selisë së saj. Vendimi është marrë nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha në konsensus me aleatin e tij, Fatmir Mediu. Sipas projektit opozitar do të ngrihen rreth 8 komisione të cilat do të shqyrtojnë të gjithë ligjet që qeveria do t’i paraqes Parlamentit duke krijuar automatikisht struktura paralele më Kuvendin e Shqipërisë.

Këtë gjë e bëri të ditur dje kryetari i PD-së Lulzim Basha në një dalje për mediat ku akuzoi mazhorancën për rrëzimin e pesë dekreteve të presidenti Nishani. Pas përfundimit të takimit me Mediun dhe një grup të deputetëve të PD-së që do të merren me komisionet që do të ngrihen, Basha theksoi se mazhoranca humbi mundësinë e saj që të arrihej një bashkëpunim me opozitën në mënyrë që konflikti politik të ulej. Veç kësaj, kreu i PD-së vuri kushte ndaj mazhorancës që të arrihet një konsensus që opozita të futet në parlament.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë