Bojkoti i opozitës, PD kërkon
ndërmjetësimin ndërkombëta

Bojkoti i opozitës, PD kërkon<br />ndërmjetësimin ndërkombëta
Partia Demokratike e ka cilësuar si të papranueshme daljen e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta në konferencën e shtypit ku ai ftonte opozitën të kthehej në Parlament.

Kryetari i grupit parlamentar  të PD-së Edi Paloka, ka deklaruar se këto qëndrime të bashkëkryetarit të mazhorancës tregojnë se marrëveshja me ndërmjetësim ndërkombëtar e kërkuar nga opozita është një domosdoshmëri.

“Kryetari i Parlamentit doli sot për të mbrojtur ortakun e pushtetit dhe me broçkulla hipokrite ftoi opozitën në Kuvend, pasi paska lindur një klimë e re bashkëpunimi. Qëndrimi i tij i sotëm se ngritja e komisioneve parlamentare dhe zbatimi i Kushtetutës nuk bëhet si detyrim imediat, por sipas orekseve të dyshes Rama-Meta, tregon qartë se opozita ka të drejtë kur kërkon një marrëveshje me mbikëqyrje ndërkombëtare, në mënyrë që zbatimi i Kushtetutës të mos jetë më peng i humorit të krerëve të mazhorancës.  PD i bën thirrje gjithë faktorit ndërkombëtar që të ndjekë nga afër bllokimin anti-kushtetues që po i bëhet Gjykatës së Lartë dhe presionin që po i bëhet presidentit të Republikës për të bërë pazare në përzgjedhjen e kandidatëve për këtë gjykatë”, deklaroi Paloka.   




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin e stadiumit 'Camp Nou'

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin e stadiumit 'Camp Nou'