Bojkoti i opozitës, aleati i bën thirrje Bashës për të reflektuar: Ka ardhur koha për analizë

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu kërkoi reflektim nga Lulzim Basha në raport me qëndrimin për bojkotin e Kuvendit. Mediu u shpreh gjatë fjalës së tij para anëtarëve të partisë se ka ardhur koha që opozita të bëjë një analizë. “Ka ardhur koha të bëjmë një analizë të qartë të veprimit dhe të mos veprimit, të qasjes parlamentare, marrëdhënieve me qytetarët dhe ndërkombëtarët. Politika është mundësia e vetme për të shmangur të keqen për kriza të tjera të padëshirueshme. Gjithashtu duhet një sistem votimi i hapur për të rigjalluar opozitën” deklaroi Mediu.

Në prag të zgjedhjeve lokale, Mediu kërkon ngritjen sa më shpejt të një grupi pune brenda opozitës. Aleati i Bashës thotë se duhet që reforma zgjedhore të përfshijë dhe listat e hapura, ku të zgjedhurit i cakton populli dhe jo kryetari i partisë, ndërsa i kujton Bashës se duhet të bashkojë partinë, sikundërse bëri Berisha në 2005, kur e solli të djathtën në qeveri. Duke folur për protestën e Unazës së Re, Mediu kërkoi nga qeveria që banorët të dëmshpërblehen të gjithë, pasi sipas tij kryeministri Edi Rama ua premtoi një gjë të tillë.

VIDEO/Fjala e plotë e kreut të Partisë Republikane Fatmir Mediu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë