Bojkoti i opozitës, Balla: PE
kanal ndërmjetësimi me PD-në

Bojkoti i opozitës, Balla: PE<br />kanal ndërmjetësimi me PD-në
TIRANE- Taulant Balla, nënkryetar i Komisionit të Integrimit ka konfirmuar se Bashkimi Europian po ndërmjetëson bashkëpunimin mes mazhorancës dhe opozitës për të arritur rikthimin e Partisë Demokratike në Kuvend. I kthyer vetëm një ditë me parë nga vizita që zhvilloi kryeministri Edi Rama në Bruksel, i shoqëruar edhe nga deputeti Taulant Balla, ky i fundit në studion e “A1 Report” u shpreh se edhe zyrtarët e lartë në Parlamentin Europian kanë dalë në konkluzionin se bojkoti i opozitës është i papranueshëm dhe i pabazë.
 
"Në Bruksel ne informuam mbi gjithçka kishim thënë, ndërkaq, është në përgjegjësinë e kolegëve të djathtë mbi ato që informojnë nga ana e tyre. Po ashtu si ne, u dha gjykimi se bojkoti i opozitës është i papranueshëm dhe nuk qëndron, duke theksuar se opozita duhet të kthehet në Kuvend. Konkluzioni i takimeve ishte se nuk ka vend për bojkot. Kërkuan ngritjen e komisioneve hetimore, dhe tashmë këto komisione janë ngritur por opozita nuk vjen”, theksoi deputeti Balla.
 
Teksa u shpreh se mazhoranca është e hapur t’i plotësojë opozitës çdo kërkesë legjitime, Balla shtoi se të gjitha këto situata që ka krijuar PD janë thjesht politike, dhe që vijnë edhe nga probleme të brendshme të PD.
 
“Sot PD është e ngujuar në SHQUP dhe nuk komunikon për çështjet që kërkon. Bojkoti nuk ka të bëjë fare me arsyet e dhëna, sepse arsyet kanë rënë, por ka të bëjë me zhvillimet e brendshme të vetë PD, ku synohet të anashkalohet grupit parlamentar i PD dhe 20 kryetarët e departamenteve të bëjnë punën e parlamentarëve të zgjedhur me votën e popullit. Për herë të parë në histori zhvillohen komisione parlamentare brenda në SHQUP, gjë që s’ka ndodhur ndonjë herë në asnjë vend europian, apo edhe afrikan”, tha deputeti Balla.
 
Duke folur për rrezikun e djegies së mandateve të deputetëve të PD, Balla tha se beson se kundërshtarët politikë nuk do ta shkelin kushtetutën duke djegur dhe mandatet.

Sa i takon takimit Shqipëri-PE deputeti Balla tha se nuk është shtyrë, por është vendosur të mbahet në datën 18 dhjetor, për shkak edhe të anxhendës së ngjeshur të Parlamentit Europian. Deputeti socialist rishprehu edhe njëherë gatishmërinë mazhorancës për të vendosur kanale komunikimi me opozitën, për të zgjidhur problematikën e krijuar.
 
“Kërkesa dhe propozimi ynë ka qenë që takimi të mbahet në 15 dhe 16 dhjetor. Për shkak të axhendës së ngjeshur të PE u propozua që të zhvendoset në 18 tetor. Shpresojmë që atë ditë në Kuvend të jenë edhe deputetët e opozitës për të ushtruar të drejtën e tyre në Kuvend. Mazhoranca ka shprehur gatishmëri për të vendosur kanale komunikimi me kreun e PD për verifikimin e atyre arsyeve që ende nuk u janë thënë, të identifikojmë të gjitha këto, të biem dakord për të krijuar një axhendë të zgjidhjes së tyre”, u shpreh deputeti Balla.

Balla: Bojkoti i opozitës, për shkak të zhvillimeve të brendshme në PD
Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla shprehet se bojkoti i opozitës nuk ka të bëjë më kërkesat e bëra më parë, të cilat tashmë janë plotësuar nga mazhoranca, por për zhvillime të brendshme të PD. IDeputeti Balla tha se brenda PD synohet të anashkalohet grupi parlament dhe “20 kryetarët e departamenteve të bëjnë punën e parlamentarëve të zgjedhur me votën e popullit”. Sipas deputetit socialist është e paprecedent në historinë e Shqipërisë, por edhe të vendeve evropiane, që të zhvillohen komisione parlamentare vetëm të opozitë brenda në SHQUP.
 
“Sot PD është e ngujuar në SHQUP dhe nuk komunikon për çështjet që kërkon. Bojkoti nuk ka të bëjë fare me arsyet e dhëna, sepse arsyet kanë rënë, por ka të bëjë me zhvillimet e brendshme të vetë PD, ku synohet të anashkalohet grupit parlamentar i PD dhe 20 kryetarët e departamenteve të bëjnë punën e parlamentarëve të zgjedhur me votën e popullit. Për herë të parë në histori zhvillohen komisione parlamentare brenda në SHQUP, gjë që s’ka ndodhur ndonjë herë në asnjë vend europian, apo edhe afrikan”, tha deputeti Balla.
 
Balla: Në Bruksel, bisedime për integrimin europian dhe bojkotin e opozitës
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka theksuar se gjatë takimeve me përfaqësuesit më të lartë të ligjvënësve europianë është diskutuar mbi integrimin europian të Shqipërisë dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa theksoi edhe diskutimet mbi bojkotin e opozitës. Balla tha se tashmë janë miratuar edhe ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, të kërkuara nga opozita.
 
“Në kuadër të shkëmbimeve të përhershme të vizitave ndërmjet Brukselit dhe Tiranës, Rama pati mundësinë të ishte i ftuar në një prej sesioneve vjetore të organizuara nga “miqtë e Evropës” sa i takon diskutimit të sfidave të anëtarësimit në BE. Kryeministri Rama po luan një rol të rëndësishëm jo vetëm për integrimin e Shqipërisë, por edhe të rajonit. Ballkani perëndimor është europian, por thjesht mbetet momenti i bashkimit me BE, pra anëtarësimi.
 
Kjo ishte një mundësie e kryeministrit Rama për të dialoguar me nivelin më të lartë të ligjvënësve evropianë. Takimi ishte shumë pozitiv me Martin Schulz, ku u vlerësua procesi i përshpejtimit të integrimit të Shqipërisë dhe BP në BE. Schulz mbetet një mbështetës i zgjerimit të BE.
 
Një takim tjetër me interes ishte edhe me kryetarët e grupeve më të madha politike në parlamentin Europian, Pitella dhe Weber. Ndërkaq, bisedimet u ndalen edhe tek bojkoti i opozitës, u sqarua se sa i takon rregullores së Kuvendit janë miratuar ndryshime, siç edhe u kërkua nga opozita. E drejta e fjalës, opozitës në këtë vit nuk i ka munguar asnjëherë”, tha deputeti Balla.
 
Balla: Në Bruksel të gjithë ndamë mendimin se bojkoti është i dëmshëm
Deputeti socialist tha se në Bruksel gjatë bisedimeve u shpreh qëndrimi se bojkoti i PD është i papranueshëm dhe i dëmshëm. Balla tha se mazhoranca ka plotësuar kërkesat e opozitës edhe sa i takon ngritjes së komisioneve hetimore.
 
“U informuan për incidentin e ndodhur në seancën e 10 korrikut, ku prej ditës së parë u dënua akti i dhunës, por për herë të parë ka një standard që është kërkuar me ngulm nga ana jonë që të ketë hetim nga ana e Prokurorisë dhe të vendoset drejtësi.
 
Ne e informuam mbi gjithçka kishim thënë, ndërkaq, është në përgjegjësinë e kolegëve të djathtë mbi ato që informojnë nga ana e tyre. Po ashtu si ne, u dha gjykimi se bojkoti i opozitës është i papranueshëm dhe nuk qëndron, duke theksuar se opozita duhet të kthehet në Kuvend. Konkluzioni i takimeve ishte se nuk ka vend për bojkot. Kërkuan ngritjen e komisioneve hetimore, dhe tashmë këto komisione janë ngritur por opozita nuk vjen”, theksoi deputeti Balla.
 
Balla: Qeveria, e gatshme të dëgjojë çdo lloj kërkese nga PD
Deputeti i PS është ndalur edhe tek projektligji i paraqitur në Kuvend nga dy deputetë të opozitës, Doda dhe Idrizi, për hapjen e dosjeve dhe ligjin e Lustracionit, ndërsa shton se kjo është një e drejtë e deputetëve. Balla tha se Bojkoti nuk i shërben as vetë PD-së, ndërsa u shpreh se qeveria është e gatshme të dëgjojë çdo lloj kërkese nga PD me qellim arritjen e një procesi të rregullt diskutimi në Kuvend.
 
“Të gjithë deputetët e PD kanë qenë dhe mbeten mbështetës të reformës administrative kur i takon një nga një. Sistemi i ri i ndarjes së re administrative, të gjithë e dinë se është më i mirë se i mëparshmi. Bojkoti nuk i shërben as vetë PD dhe as vendit. Qeveria është e gatshme të dëgjojë çdo lloj kërkese nga PD me qëllim arritjen e një procesi të rregullt diskutimi në Kuvend. Kjo situatë dëmton imazhin e Shqipërisë. Sa i takon shkarkimeve në administratë, akuzave të PD, opozita ka kërkuar ngritjen e një komisioni për shkarkimet nga administrata. Është ngritur komisioni, por presim PD dhe të hetojmë pretendimet e ngritura. Brukseli është në dijeni për gjithçka ka ndodhur në Shqipëri”, tha deputeti Balla.
 
Rreziku i djegies së mandateve, Balla: Do zbatohet Kushtetuta
Sa i takon rrezikut të djegies së mandateve të deputetëve të PD, Balla tha se në çdo rast do të zbatohet Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit, ndërsa shprehu besimin se deputetët e opozitës do të kthehen në Parlament.
 
“Ka një afat kushtetues dhe ligjor për mandatin e deputetit, i cili humbet nëse deputeti shpallet fajtor me vendim të prerë e gjykatës, apo mungon në Kuvendin e Shqipërisë në mënyrë të pajustifikuar nga seanca e fundit kur ka marra pjesë. Dua që rregullorja të respektohet për këdoqoftë dhe të mos thyhet. Deputetët e PD jam i bindur se nuk do ta shkelin Kushtetutën dhe ligjin dhe do jenë në Kuvend për të mbështetur besimin e qytetarëve”, tha Balla.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës