Credins bank lançon produktin risi kredia Start-UP! Alternativa më e mirë për gratë sipërmarrëse!

Credins bank lançon produktin risi kredia Start-UP! Alternativa më e mirë për gratë sipërmarrëse!

Në orvatjen e krijimit të standardeve të reja ekonomiko-sociale në rang global, roli gruas është parë si një faktor i rëndësishëm që sjell jo vetëm progres por edhe stabilitet në shumë sfera të jetës. Sot kudo nëpër botë lobohet për një pjesëmarrje dhe përfaqësim më të madh të grave në politikë, biznes, në shoqërinë civile, e cila shpesh është vendimtare për tejkalimin e ndarjeve brenda shoqërisë dhe krijimin e një jetë më të mirë për të gjithë.

Në këtë aspekt Credins, është model në hartimin dhe zbatimin e politikave integruese të stafit  të saj, (grave dhe vajzave në punë) duke i konsideruar ato si faktorin kryesor të suksesit të saj. Credins ka ditur gjithmonë të jetë promotor i zhvillimit të gruas, ku nëpërmjet paketave financiare të dedikuara, bonuseve specifike apo edhe trajnimeve të shumta ka krijuar kushte dhe klimë të përshtatshme për integrimin e tyre. Nga ana tjetër, Credins ka gjetur mënyra të ndryshme për t’iu ardhur në ndihmë grave/vajzave në nevojë, apo edhe asaj kategorie që kanë synimin në zhvillimin e karrierës, biznesit, arsimit, etj duke i mbështetur përmes bashkëpunimeve të ndryshme.

Në ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars, Credins bank ka lançuar produktin më të ri, dedikuar të gjitha grave dhe vajzave sipërmarrëse, që kanë ambicie për të rritur biznesin e tyre, apo krijuar atë. “Kredia Start-up”, është një produkt i dizenjuar tërësisht për gratë/vajzat që kanë nevojë të financojnë dhe forcojnë biznesin e tyre. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të mbështetur gjithashtu edhe bizneset e reja, si një rast mjaft i mirë për të përforcuar pozitat e një biznesi të sapo nisur. Për këtë arsye Credins bank ka krijuar kushte mjaft fleksibël në benefitet që ofron, përmes këtij produkti.

Çdokush që ka një llogari bankare në Credins bank, (në rast se jo duhet ta çelë), mund të marrë kredinë Strat-up, me një vlerë monetare deri në 50,000 Euro (ose ekuivalenti në lekë) ku në 6 muajt e parë paguhet vetëm interesi. Çelja dhe mirëmbajtja e llogarisë është pa komision deri në 12 muaj, si dhe ofrohet pa kolateral.

Ajo çfarë e bën mjaft të veçantë këtë produkt është që sipërmarrëset do të kenë gjithashtu një super benefit të ofruar nga banka Credins, trajnime falas në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm. Kjo është një mundësi që çdo grua/vajzë të orjentohet apo të mentorohet edhe më shumë në fushën e biznesit, mbi rrisqet e tij, hapat dhe organizimin e duhur, duke i bërë ato më të sigurta.

Mbështetja dhe fuqizimi ekonomik i grave nëpërmjet aksesit në financim, kontribuon drejtpërdrejt gjithashtu edhe në rritjen e satandardit ekonomik të vendit. Në këtë aspekt Credins bank, e sheh të arsyeshme investimin dhe fuqizimin tek çdo grua, edhe si një formë promovimi të barazisë gjinore, të cilën banka e promovon përmes politikave të saj të përgjegjësisë sociale, si dhe objektivit nr. 5 të SDG-ve, “mbi barazinë gjinore”.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë