Bojkoti i Opozitës, Vasili: Ftesa
jo hipokrizi, vendi i saj në Kuvend

Bojkoti i Opozitës, Vasili: Ftesa<br />jo hipokrizi, vendi i saj në Kuvend
Maxhoranca edhe njëherë i ka bërë thirrje opozitës të thyej bojkotin dhe të jetë pjesë e Kuvendit, pasi aty është vendi i saj.
 
Nisur dhe nga deklaratat e zëdhënësit të komisionerit të Zgjerimit, Peter Stano i cili përsëritur apelin për kompromis dhe dialog konstruktiv mes palëve politike, Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të LSI i bëri sërish thirrje opozitës për bashkëpunim. Ai theksoi se ftesa për bashkëpunim nuk është hipokrizi.
 
“Procesi i hapjes së negociatave për anëtarësim kërkon pjekuri politike. Pjekuria politike duhet të jetë maksimale, pasi është një proces me interes të përbashkët. Theksi është te dialogu dhe kompromisi, dhe sipas Stanos debatet politike bëhen në kuvend. Asgjësimi i dialogut në Kuvend me mospjesëmarrjen e opozitës krijon një disbalancë politike, pasi mungon debati dhe oponenca. Salla e Parlamentit humbet kuptimin, pasi nuk është pronë as e mahzorancës, as e opozitës, por është i qytetarëve.
Është momenti ta rinovojmë ftesën dhe kërkesën që opozita të mos i mungojë rolit të saa të pazëvendësueshëm në politikë dhe në Parlamentin shqiptar.  Ftesa ndaj opozitës nga LSI bëhet me bindjen se një demokraci e mataruar funksionon kur aktorët mazhorancë dhe opozitë diskutojnë në Kuvend”, deklaroi Vasili.

Guvernatori, Vasili: Dialog mes kryeministrit dhe presidentit

Lidhur me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Vasili tha se emri do të dalë pas një dialogu mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Bujar Nishani.

“Thelbi i qëndrimit, jo të LSI-së, po të mazhorancës në tërësi, ka qenë zgjidhjaq me dialog ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit, në mënyrë që të kemi një zgjidhje të qëndrueshme dhe solide në një institucion kaq delikat siç është Banka e Shqipërisë dhe pas historive që kanë përshkruar muajt e fundit, jetën e kësaj banke”, tha Vasili.

Energjia, Vasili: Duhet vendosmëri

Sa i përket aksionit të nisur për të ndëshkuar vjedhësit e energjisë, kreu i grupit parlamentar të LSI, tha se kishte ardhur koha për këtë ndërhyrje. Sipas tij duhej një aksion i vendosur për këtë çështje.
 
“Ka ardhur koha të ndahemi nga kjo mënyrë, nga vjedhja e energjisë elektrike, tani vendosmëria mbetet mënyra e duhur”, theksoi Vasili.
 


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin e stadiumit 'Camp Nou'

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin e stadiumit 'Camp Nou'