TIRANE- Partia Demokratike nuk ka ende një qëndrim zyrtarë përsa i përket qëndrimi që ajo do të mbajë në sesioni e ri parlamentar. Mundësia për të vijuar bojkotin është lënë sërish e hapur nga kryetari i PD-së pasi ai ende nuk i ka njoftuar deputetët e tij për një mbledhje të grupit përsa i përket këtij qëndrimi. Burime nga selia blu bënë me dije për gazetën “Shqiptarja.com” se asnjë nga koordinatorët e PD-së nuk i ka njoftuar deputetët për një mbledhje të posaçme për të dalë publikisht për një qëndrim zyrtar përsa i përket opozitarizmit të PD-së.

Por këto burime bëjnë me dije se mundësia e vetme kur kreu i PD-së të deklaroi se çfarë do të bëjë Partia Demokratike në sesionin e ri politik është e hëna e javës që vjen.