Bojkoti i PD, Hahn: Debati politik 
të bëhet brenda në Parlament

Kryeministri Edi Rama ka sjellë reagimin e zyrës së Eurokomisionerit Johannes Hahn për t’iu përgjigjur akuzave të opozitës.

Në serinë e postimeve, që Kryeministri i quan “Kush gënjën?”, ai pasqyron komentin e bërë nga zyra e Johannes Hahn, e pyetur nga RTSH për takimin me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Komisioneri përsëriti se debati politik nuk duhet të bëhet jashtë, por brenda Parlamentit. Bashkëpunimi i qeverisë dhe opozitës është vendimtar për ambicien e vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Komisioneri përsëriti gjithashtu rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje”, thuhet në reagimin e Hahn.

Sipas zyrës së Hahn, është me rëndësi të madhe që të ruhet vazhdimësia parlamentare në një kohë kur reformat thelbësore janë në rendin e ditës së parlamentit, të tilla si ngritja e organeve të verifikimit për reformën në drejtësi dhe reforma zgjedhore, përfshirë ndjekjen e rekomandimeve të vëzhguesve zgjedhor të OSBE/ODIHR-it, të cilat janë të domosdoshme për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme, më pas, këtë vit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave