Bojkoti i PD, zëdhënësja e KE:
Keqardhje, debati në Kuvend

Bashkimi Europian përforcon zërat kundër bojkotit të institucioneve nga opozita. 

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç u shpreh gjatë një takimi me gazetarë nga rajoni në Bruksel, ku merr pjesë edhe gazetari i Report TV, se BE po ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri.

Ajo tha se debati politik duhet të zhvillohet në Kuvend, ndërsa vuri theksin edhe te përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve parlamentare, nga të cilat sipas saj varet e ardhja e Shqipërisë. 

"Debati politik duhet të futet në Parlament. Ne do ndjekim nga afër zhvillimet në Shqipëri. Per ne është e rëndësishme që çdo gjë të jetë e mirëpërgatitur për zgjedhjet", u shpreh Koçijançiç. 

Dialogu i rëndësishëm, për të ardhmen e vendit
Bashkimi Europian inkurajon dialogun politik mazhorancë-opozitë për t'i dhënë zgjidhje ngërçit politik.
 
Edhe deklarata e zëdhënëses së KE, Maja Koçijançiç sot përpara gazetarëve nga rajoni në Bruksel shkon pikërisht në këtë funksion. 

Sipas saj, dialogu është i rëndësishëm për të ardhmen europiane të vendit. 

"Ne shprehim keqardhjen sepse ne besojmë se debati politik duhet të bëhet në Parlament dhe jo jashtë dhe ne presim se dialogu e bashkëpunimi mes opozitës dhe mazhorancës, janë të rëndësishëm për ambiciet e vendit për t'iu bashkuar BE", ka thënë Koçijançiç.

"Presim zgjedhje të lira, vijoni përgatitjet"
BE po ndjek me vëmendje situatën politike në Shqipëri.

Zëdhënësja e KE, Maja Koçijançiç theksoi gjatë komunikimit me gazetarët nga rajoni se BE pret zgjedhje të lira dhe për këtë inkurajoi palët në Shqipëri të vijojnë përgatitjet. 

"Përgatitjet për zgjedhjet janë një proces i rëndësishëm në këtë zhvillim dhe do të ndjekim zhvillimet nga afër.

Ju thatë se afati i fundit për regjistrimin është sot dhe kjo është e rëndësishme sepse ne presim zgjedhje të lira këtë vit"
, tha ajo. 

Maja Koçijançiç flet para gazetarëve nga rajoni
Deklaratat e zëdhënëses së KE, Maja Koçijançiç për situatën potliike në Shqipëri, u bënë gjatë një takimi me gazetarë nga rajoni në Bruksel. 

​Ajo u pyet konkretisht për bojkotin e opozitës. 

Deklarata e plotë e zëdhënëses së KE

Pyetje: Sot është dita e fundit e regjistrimit të partrive ndërsa opozita kërcënon se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje dhe kërkon qeveri teknike, cila është propozimi juaj për opozitën?
Zëdhënësja e KE, Maja Konçijaçiç: Ne shprehim keqardhjen sepse ne besojmë se debati politik duhet të behet në parlament dhe jo jashtë dhe ne presim se dialogu e bashkëpunimi mes opozitës dhe mazhorancës, janë të rëndësishëm për ambiciet e vendit për t'iu bashkuar BE, si dhe përgatitjet për zgjedhjet janë një proces i rëndësishëm në këtë zhvillim dhe do të ndjekim zhvillimet nga afër.

Ju thatë se afati i fundit për regjistrimin është sot dhe kjo është e rëndësishme sepse ne presim zgjedhje të lira këtë vit.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë kundër bojkotit
Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, Hoyt Brian.
Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu.
Kryediplomatja e BE-së, Federica Mogherini.
Zëvendëskryetari i grupit të CDU-CSU në Parlamentin gjerman, Franz Josef Jung.
Ambasadorja e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin.
Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç.
Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schutz.
Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein.
Eurodeputeti Eduard Kukan.
Komisioneri Evropian Johannes Hahn.
Eurodeputetja italiane Elly Schlein.
Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchard.
Raportuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Andrej Hunko.
Raportuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Joseph O’Reilly. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave