Bojkoti i zgjedhjeve, Topalli: Kam 
disa javë që kërkoj mbledhjen e grupit

Bojkoti i zgjedhjeve, Topalli: Kam <br />disa javë që kërkoj mbledhjen e grupit
Pas Majlinda Bregut, edhe ish-numri dy i Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, kërkon reflektimin e Partisë Demokratike, pas paralajmërimeve për të bojkotuar zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. 

Topalli u shpreh përmes një reagimi për Shqiptarja.com se ka tre javë që kërkon të mblidhet grupi parlamentar demokrat për të diskutuar mbi këtë çështje.
 
"Prej disa javësh kërkoj mbledhjen e Grupit Parlamentar për të diskutuar mbi këto çështje. Por nuk kam marrë asnjë përgjigje", u shpreh Topalli për Shqiptarja.com. 

Ndërkohë, deputetja demokrate nuk ka marrë pjesë në tubimet e fundit të opozitës. Bllokimi i rrugëve nga PD, të hënën e kaluar nuk pati si protagoniste Topallin e cila sqaroi për mediat se ka kërkuar opozitë në fortë në Kuvend.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën