TIRANE - Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë diskutuar dje mundësinë e bojkotit të zgjedhjeve vendore të vitit 2015. Në takimin që kreu i PD-së zhvilloi me aleatët e tij lidhur me qëndrimin që do të mbaj opozita për protestës e ditës së premte, është diskutuar çështja e zgjedhjeve vendore, ku një nga opsionet ishte edhe bojkotimi i tyre. Burime nga selia blu bënë me dije se në këtë takim, është cekur çështja e reformës territoriale. Pavarësisht se nuk ka pasur një diskutim të gjerë mbi këtë çështje, një nga pjesëmarrësit ka theksuar se duhet të bojkotohen zgjedhjet vendore të vitit 2015, pasi reforma territoriale po bëhet në mënyrë të njëanshme.
MBLEDHJAMbledhja e djeshme e aleatëve të Partisë Demokratike ishte parashikuar që të bëhej në orën 11. Të gjitha partitë pjesë e koalicionit opozitar, ishin të pranishme në takimin e djeshëm. Por, kreu i PD-së shkoi në takim me 20 minuta me vonesë, gjë e cila ka irrituar disi pjesëmarrësit. Konkretisht krerët e partive parlamentare dhe jo parlamentare kanë qëndruar për 20 minuta në selinë e PD-së duke pritur ardhjen e Bashës që të vijonte takimi ndërmjet tyre. Një nga të pranishmit ka theksuar gjatë pritjes se: “Ishte më mirë me doktorin se sa me këtë infermierin”, duke ironizuar qëndrimin e Bashës në krye të Partisë Demokratike dhe koalicionit opozitar. Kësisoj edhe vetë aleatët e kryetarit të opozitës duket se nuk e kanë marrë seriozisht pozicionin e Bashës në krye të PD-së, duke shprehu nostalgji për Berishën, si edhe duke e emëruar Bashën në një gradë më të ulët se sa ish-kryetari i demokratëve.
BOJKOTIBojkoti i zgjedhjeve vendore është një alternativë që vetë Partia Demokratike e ka shqyrtuar më parë. Konkretisht në fillim të vitit, gjatë një takimi që Basha ka zhvilluar në Korçë me militantët e PD-së ka shprehur se PD është duke shqyrtuar mundësinë e bojkotit të zgjedhjeve. Konkretisht në datën 25 janar, Basha deklaroi nga Korça se PD edhe mund të mos futet në zgjedhjet vendore, deklaratë e cila lidhjen me çështjen e reformës territoriale e cila ishte në fillesat e saj.
“Partia Demokratike, demokratët, opozita, paralajmëron jo vetëm mosnjohjen e çdo produkti të njëanshëm të reformës territoriale-administrative, por edhe një kundërshtim të fuqishëm mbarë popullor, të reformës arbitrare për interesa të fëlliqura elektorale. Në emër të të gjithë demokratëve paralajmërojmë edhe një herë nga Korça se nuk do të ketë zgjedhje në Shqipëri pa gjetur zgjidhjet dhe rrugën që e bëjnë të pamundur blerjen e votave”,- ka thënë Basha gjatë takimit në Korçë në muajin janar të vitit 2014.
Redaksia Online(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.6%
-
I keq
23%
-
As i mirë as i keq
32.4%
Vota total: 1776
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar të kabullit nënujor
26 Dhjetor, 23:01
-
Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale
26 Dhjetor, 22:50
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor, 22:31
-
Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu
26 Dhjetor, 22:18
-
Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025
26 Dhjetor, 22:10
-
Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5
26 Dhjetor, 21:54
-
VENDIMI i Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT
26 Dhjetor, 21:48
-
Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie
26 Dhjetor, 21:45
-
‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK
26 Dhjetor, 21:40
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!
26 Dhjetor, 21:13
-
Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik
26 Dhjetor, 21:06
-
Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela (VIDEO)
26 Dhjetor, 21:02