Bojkoti, Meta apel opozitës:
Bashkëpunimi na çon përpara

Bojkoti, Meta apel opozitës:<br />Bashkëpunimi na çon përpara
BERAT - Nga Berati, ku mori pjesë në festimet për 70-vjetorin e Clirimit të vendit, kreu i Kuvendit Ilir Meta përcolli sërish mesazhin ndaj opozitës për t’u bërë pjesë e jetës parlamentare, kur kanë kaluar tashmë rreth 2 muaj nga bojkoti i tyre.

“Vetëm bashkëpunimi dhe toleranca do ta cojnë përpara Shqipërinë”, u shpreh kryeparlamentari.

Sakaq, Meta përcolli urimet për qytetin e Beratit për kontributin që ka dhënë në Luftën Nacional Clirimtare. “Berati di t’i festojë ngjarjet si asnjë qytet tjetër. Berati u bë kala e fuqishme e luftës antifashite dhe sot është kantier ndërtimi”, tha Meta.

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço i pranishëm në festimet në qytetin e Beratit, u shpreh:  “Pas Clirimit të Beratit në këtë qytet historik u vendos dhe qeveria e parë, ku u dhanë dhe urdhërat e parë për Clirimin e plotë të Shpipërisë. Në festojmë sot këtë 70-vjetor sepse jemi krenar që u reshtuam në koalicionin e madh antifashist për clirim, ne jemi krenar se u cliruam vetë nga çetat partizane”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën