TIRANE- Deputetet e Partisë Demokratike presin vetëm urdhrin politik të kryetarit të tyre për tu bërë pjesë e Kuvendit. Zërat e fortë të opozitës janë ende të paqartë se në cilin moment do të jënë në Kuvend, ndërkohë që në unison me njëri -tjetrin të adresojnë vetëm tek kryetari i tyre. Të pyetur rreth një qëndrimin ndaj bojkotit dhe rikthimit të jetës normale parlamentare për opozitën, deputetët e PD, janë konfuz dhe pa një përgjigje konkrete. Mesa duket ende nuk ka një vendim të unifikuar brenda partisë për këtë çështje.
/Shqiptarja.com








