Partia Demokratike nuk e ka pritur aspak mirë deklaratën e deputetes së saj Mesila Doda, se opozita duhet të rikthehet në Kuvend. Në një deklaratë për mediat, kryetarit i Grupit Parlamentar Demokrat, Edi Paloka, thotë se “kush mbyll sytë apo e shikon me syze rozë këtë realitet gabon rëndë dhe gënjen veten”.
Paloka tha se Partia Demokratike propozon një marrëveshje pozitë-opozitë me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar në mënyrë që t’i japë fund bojkotit.
“E vetmja zgjidhje për këtë situatë është rikthimi i parlamentit në normalitet dhe për këtë opozita ka propozuar një marrëveshje shumicë-opozitë me mbikëqyrjen e faktorit ndërkombëtar. PD është më e vendosur se kurrë të paguajë me cdo cmim mbrojtjen e demokracisë”, deklaroi Paloka.
Sipas tij nëse mazhoranca nuk ka reflektim për kërkesat e opozitës, atëherë PD do të udhëheqë qytetarët në protestat më masive dhe popullore deri në rrëzimin e atyre që mendojnë se janë mbi ligjin dhe Kushtetutën.
“Ndërprerja e marrëdhënieve me Kuvendin është pasojë e asgjesimit të debatit parlamentar nga dyshja Rama-Meta. Me qëllimin e vetëm për të ndalur transparencën dhe llogaridhënien parlamentare para qytetarëve, Rama-Meta shkelin Kushtetutën dhe ligjin, refuzojnë zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Por për të shuar fjalën e lirë në Kuvend nuk janë mjaftuar me kaq. Edi Rama ka instaluar në Kuvend individë me rekorde kriminale të cilët i përdor për skenare dhune kundër opozitës. Opozita mund të përballet fizikisht me këta horra dhe urdhëruesin e tyre Rama, por skenaret e gjakderdhjes nuk janë zgjidhje por përshkallëzim drejt një konflikti civil me pasoja të pallogaritshme për vendin. As nënshtrimi i Partisë Demokratike para krimit dhe aleatëve të tij politikë nuk ka për të ndodhur kurrë”, deklaroi Paloka.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO