TIRANE- Partia Demokratike ende nuk ka përcaktuar nëse do të vijojë bojkoton parlamentar në sesionin e ri në shtator. Burime nga selia blu bëjnë me dije se në muajin shtator, ku hapet edhe sesioni i ri parlamentar do të bëhet një mbledhje grupi për të vendosur nëse opozita do të vijojë ose bojkotin e Kuvendit.

Pavarësisht se pak ditë më parë kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka theksoi se bojkoti do të vijojë, sërish kjo do të ngelet në vendimin që partia do të marrë në mbledhjen e parë të grupit në shtator.