TIRANE- Lulzim Basha ka hapur dje garën publike për anëtarët e PD-së që duan të bëhen kryetar të departamenteve dhe sekretariateve funksional. Nëpërmjet një komunikate për mediat, Basha theksoi se të gjitha anëtarët e PD-së që dëshirojnë që të bëhen kryetar departamentesh dhe që plotësojnë kushtet e paraqitura mund të kandidojnë duke dërguar një e-mail në adresën e PD-së, procedurë kjo që duhet e kopjuar nga ajo e hapur në fillim të muajit shtator nga ana e kryeministrit për kandidaturat e reja për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.