Ndërkohë më herët kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot rreth orës 11:00 një mbledhje me të zgjedhurit vendorë për koordinimin e protestës që opozita do të zhvillojë ditën e enjte. Pas përfundimit të mbledhjes, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, Basha tha se në protestë do të kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama, të cilin e cilësoi si përgjegjësin kryesor të fshehjes së fakteve të trafikut të drogës.
BASHA: TE ENJTEN PROTESTE, RAMA IK JE PERGJEGJES PER TRAFIKUN
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot rreth orës 11:00 një mbledhje me të zgjedhurit vendorë për koordinimin e protestës që opozita do të zhvillojë ditën e enjte.
Pas përfundimit të mbledhjes, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, Basha tha se në protestë do të kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama, të cilin e cilësoi si përgjegjësin kryesor të fshehjes së fakteve të trafikut të drogës. Ai shtoi se e ardhmja e Shqipërisë është drejt Evropës dhe jo drejt Kolumbisë. Sa i përket mbledhjes Basha u shpreh se qëllimi i saj ishte konsolidimi i linjës opozitare për protestën e së enjtes.
“Qëllimi i takimit të sotëm me opozitën dhe partitë e tjera është konsolidimi i linjës opozitare që është sot një aksion patriotik dhe gjithë popullor pasi e ardhmja e Shqipërisë është drejt Evropës dhe jo drejt Kolumbisë. Në protestë do të kërkohët largimi i Edi Ramës si përgjegjës kryesor i fshehjes së fakteve të trafikut të drogës. Ne dhe opinioni publik nuk mund të pranojmë që Shqipëria të jetë karteli i drogës.” tha Basha
Ditën e djeshme, vetë Basha bëri të ditur se opozita do të zhvillojë një protestë ditën e enjte përpara Parlamentit ku do të kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama pas ngjarjes së Divjakës, ku u ndalua një avion si dhe pranë tij makina me 460 kg kanabis.
PALOKA: KERKOJME SEANCE TE JASHTEZAKONSHME
Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, dy ditë para protestës që lideri i opozitës Basha ka paralajmëruar të zhvillohet pasnesër para Parlamentit për dorëheqjen e kryeministrit Rama, kërkoi me ngulm që Kuvendi të mbajë të enjten një sancë të jashtëzakonshme dhe të shtyjë rendin e ditës të palnifikuar për një tjetër datë.
Çdo tentativë për të mos e pranuar këtë kërkesë nga ana e kryeparlamentarit Meta, sipas Palokës është e papranueshme.
"Sapo kemi dorëzuar në sekretarinë e kuvendit një kërkesë për të zhvilluar një seancë të jashtëzakonshme në parlament në lidhje me ngjarjet e fundit të ndodhura që nuk kanë nevojë për shumë koment. Në këtë drejtim Kuvendi nuk mund të ketë axhendë tjetër veç kësaj. Në këtë rast llogaridhënia është axhendë e çdo shqiptari. Në këtë kuadër ne kërkojmë, seancë e jashtëzakonshme parlamentare këtë të enjte, përfshirja në rend dite e ngjarjes së ndodhur në Divjakë, çështjet e parashikuara në rend dite këtë të enjte të shtyhen. Në fund ju bëjmë me dije se cdo tentativë për të bllokua këtë seancë plenare të jashtëzakonshme, apo për të mospranuar këtë kërkesë legjitime të opozitës, si zëri i vetëm i mbrojtjes së interesit publik, është e papranueshme për opozitën dhe vetë opinionin publik." tha Paloka
Ndër të tjera në fjalën e tij Paloka, tha se opozita e kishte ngritur më herët këtë shqetësim, por sipas tij qeveria kishte ngritur alibinë e mushkonjave. Ai shtoi se mosmarrja e masave nga drejtuesit e lartë të shtetit për parandalimin e narkotrafikut, sipas PD tregon se ka patur qëllim për të fshehur të vërtetën.
“Opozita parlamentare më herët ka paraqitur në parlament një shqetësim sipas të cilit avionë të vegjël përdoreshin për trafik droge. Avionë të tillë ishin parë nga banorët, dhe ne kërkuam nga qeveria të bënte transparencë nëse kishte të dhëna mbi këtë fakt, si dhe për marrjen e masave për frenimin, parandalimin, bllokimin e këtij fenomeni. Por në mungesë totale, qeveria jo vetëm e mohoi por u zotua se ishte e pamundur që diçka e tillë të ndodhte. Gjithashtu drejtuesit më të lartë në vend që të merrnin masat për frenimin e këtij fenomeni, nxorrën një alibi se ato ishin mushkonja, ose avionë që shkonin pas mushkonjave, madje për të realizuar në veprimtari propagandistike, nxituan ngritjen e një komisioni hetimor i cili do të përgënjështronte akuzat e PD dhe banorëve. Ngrtitja e një alibie shtetërore, jo vetëm nuk ndihmoi në frenimin e narkotraikantëve por i dha hov që ata ta zhvillonin trafikun. Pas ngjarjes së Divjakës, dhe fakteve që po dalin çdo ditë, vlerësojmë se ngritja e një alibie shtetërore, tregon se ka patur qëllim për të fshehur të vërtetën dhe mbështetje për narkotrafikantët.” u shpreh Paloka
Redaksia Online
(e.c/Shqiptarja.com)