Boks, 13 ekipe në turneun ndërkombëtar "Vllaznia 2012"

Boks, 13 ekipe në turneun ndërkombëtar "Vllaznia 2012"
Mbi 80 boksierë, përfaqësues të 13 ekipeve nga vende të ndryshme të botës, mes të cilëve edhe ato të Italisë, Bullgarisë, Malit të Zi, Serbisë, Kazakistanit, Nigerisë, Gambias, Tunizisë, Marokut, Ekuadorit, etj, do të masin forcat për tre ditë me radhë në Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Memorial Vllaznia-2012”, një aktivitet ky tashmë tradicional që i kushtohet ish- boksierëve të shquar shkodranë që sot nuk jetojnë.

Sipas sekretarit të Federatës Shqiptare të Boksit, Edmond Kabashi, në Shkodër kanë mbërritur të gjitha ekipet pjesëmarrëse, mes të cilëve ka edhe kampionë të botës në boks si, italiani Françesko Kamerelo, apo edhe Pikardi, të cilët do të përballen me rivalët e tyre në peshat përkatëse. Aktiviteti fillon te premten pasdite në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” me ndeshjet e ditës së parë.

Në pritje të startit të këtij aktiviteti, trajneri i ekipit kombëtar të Shqipërisë, shkodrani Zef Gjoni, njëkohësisht edhe trajner i Vllaznisë në kampionatin shqiptar, bën të ditur se Shqipëria do të përfaqësohet me 8 boksiere në këtë aktivitet, nga 11 që përmban rregullorja e aktivitetit. Bazën kryesore të përfaqësueses e përbëjnë boksieret e Vllaznisë së Shkodrës, kampione kombëtare në fuqi. Në formacionin e kombëtarës shqiptare bëjnë pjesë boksierët Runildo Piranaj, Erdid Kalemi, Kristian Shytani, Astmer Bilali, Bekim Vjerdha.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta