Boks, 4 finalistë në turneun ndërkombëtar të boksit "Memorial vllaznia 2012"

Boks, 4  finalistë në turneun ndërkombëtar të boksit "Memorial vllaznia 2012"
Me katër boksierë të kualifikuar në natën finale të Turneut Ndërkombëtar, Memorial "Vllaznia 2012", aktivitet që po zhvillohet prej tre ditësh në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës, Shqipëria ka shansin të nderohet me medalje ari, duke kurorëzuar kështu me sukses edicionin e nëntë të këtij aktiviteti, i cili tashmë, falë pjesëmarrjes së tij ka marrë përmasa botërore.

Gjatë dy ditëve ta para, në të cilat boksierët shqiptarë ishin më të mirët, sot në ditën e tretë, sfidat e të cilit janë planifikuar të zhvillohen në orët e mbrëmjes, Shqipëria pritet të jete ekipi pretendent për të fituar trofeun. Në garë me të janë edhe ekipet e përgatitura të Italisë, Bullgarisë, Kazakistanit, Nigerisë, Ekuadorit, Serbisë, Malit të Zi, etj, të cilët kanë një traditë të mirëfilltë në këtë sport.

Sipas rezultateve të arritura gjatë dy ditëve të para, Shqipëria përfaqësohet sot me katër boksierët finalistë, Ersid Kalemi, Astmer Bilali, Alban Barmeta dhe Kristian Demaj. Ndërkohë, nga ekipet e tjera pjesëmarrëse, finalistët e sotëm janë Bon Ali Montassar (Tunizi), Vitorio Parrinelo (Itali), Luis Porozo (Ekuador), Lyuben Todorov (Bullgari), Vincenzo Mangiacapre (Itali), Evgeni Borisov (Bullgari), Abbos Ataev (Uzbekistan), Askar Abdullayev (Kazakistan), Marko Radonjiç (Mali i Zi), Tervel Pulev (Bullgari) dhe Aymen Trabelsi (Tunizi).

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vjosa Osmani takon Hillary Clinton, e falënderon për ndihmën e dhënë ndaj Kosovës

Vjosa Osmani takon Hillary Clinton, e falënderon për ndihmën e dhënë ndaj Kosovës