GJERMANI - Ermal Hadribeaj është një hap larg historisë në boksin profesionist, pasi triumfoi ndaj francezit Bakary Samake në duelin e zhvilluar mesnatën e djeshme, duke iu afruar ndjeshëm titullit botëror të World Boxing Council.
Boksieri shqiptar, i njohur me nofkën “Snajperi shqiptar”, dominoi përballjen dhe u shpall fitues me rezultatin e përgjithshëm 116-112 me pikë. Hadribeaj fitoi 8 nga 12 raundet e zhvilluara, ndërsa rivali francez arriti të marrë vetëm 4 prej tyre.
Ky sukses i madh e dërgon tani shqiptarin drejt sfidës më të rëndësishme të karrierës, ku pritet të përballet me amerikanin Sebastian Fundora për titullin botëror. Hadribeaj synon të ruajë rekordin e tij të pamposhtur në arenën profesioniste dhe të shkruajë historinë duke fituar kurorën e shumë ëndërruar botërore.
Komente





