VLORE - Ekipi i Flamurtarit në boks shpallet ekipi më i mirë për vitin 2014 në bazë të pikëve të grumbulluara në Kampionatin Kombëtar të Boksit të zhvilluar në qytetin e Vlorës qe prej tri ditësh.
Ndërsa boksieri më i mirë për peshën 81 kg shpallet Jurgen Uldedaj boksier i ekipit të Tiranës i cili u ndesh me boksierin vlonjat Arbër Budani, medalist i Kampionatit Evropian 2013.
Sipas trajnerit të Flamurtarit Gëzim Zeneli, në këtë kampionat u spikatën element mjaft të mirë, ai shpreh bindjen për futjen e medaljeve në vendin tonë dhe për shpalljen e sa më shumë kampionëve.
"Boksierët vlonjatë bënë një figurë jashtëzakonisht të mirë dhe morën titullin, e kishin vlerësuar këtë aktivitet, e kishim grumbulluar ekipin gati 2-3 muaj me seanca stërvitore 2-3 seanca në ditë me qëllim që të arrinim dhe të realizonim këtë eveniment dhe ja arritëm qëllimit dhe morëm titullin kampion." tha Zeneli
Sehat Bushati, trajneri i ekipit të Tiranës shprehet se ishte një ndeshje mjaft e pastër dhe një kampionat ku dolën në pah bokësjerët më të mirë të vendit. Bushati ka vlerësuar boksierin Uldeda për performancën e lartë të treguar në këtë kompeticion.
"Jurgeni nuk është boksier që doli sot, është boksier që ka dalë edhe vite të tjera në rradhë, ka dalë absolut për peshat e veta, për peshat gjysëm të rënda, unë pretendoj shumë te Jurgeni sepse na presin aktivitete ndërkombëtare." tha Bushati
Prej tre ditësh në qytetin e Vlorës është zhvilluar kampionati kombëtar i boksit, kanë marrë pjesë boksier nga qytete të ndryshme të vendit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO