Boks/ Kristian Prenga hedh në tapet amerikanin Torres pas dy raundeve, kampion në peshat e rënda
Kristian Prenga pas fitores
Philadelphia, SHBA - Boksieri shqiptar Kristian Prenga është fituesi i titullit "World Heavyweight Title" për peshat e rënda. Mirditori nuk e pati të vështirë kundër amerikanit Juan Torres në ndeshjen e zhvilluar në Philadelphia.
Prenga lëshoi "breshëri" grushtesh në drejtim të kundërshtarit dhe vetëm në raundin e dytë e hodhi rivalin në tapet me "K.O" për të fituar kështu ndeshjen e 17-të në karrierë.
Boksieri kuqezi prej kohësh është zhvendosur në SHBA dhe e vijon karrierën në këtë vend, teksa nderon Shqipërinë me sukseset e tij. Në 18 ndeshje që ka zhvilluar në ring, Prenga ka 17 fitore, të gjitha me "K.O" dhe vetëm një humbje.
Pas triumfit dhe titullit të siguruar 33-vjeçari nuk i ka fshehur emocionet, ndërsa premton të tjera suksese.
"Faleminderit Zotit për çdo gjë. Faleminderit të gjithë ju që ishit prezent që besoni tek mua dhe të gjithe ju që më keni ndjekur Live nëpër TV. Kemi akoma rrugë për të bërë, me shume punë e me kokën të fokusuar në stërvitje do vazhdoj t'ju bëj të gjithëve krenar. Shihemi shumë shpejt për ndeshjen tjetër", thotë Prenga pas fitores.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
12 Shkurt, 22:33
Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?
-
Të drejtë
45.1%
-
Të gabuar
50.5%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 11607
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ishte e lehtë të negocioje me Putinin, mjafton t’i japësh gjithçka që kërkon
14 Shkurt, 22:08
-
Ja si dukej Kim Kardashian kur ishte vetëm 14-vjeçe (FOTO)
14 Shkurt, 21:10
-
SHBA/ Mijëra punonjës federalë humbin vendet e punës, priten shkarkime të tjera
14 Shkurt, 20:59
-
Konferenca e Mynihut, Ledjon Krisafi: Me qëndrimet e JD Vance, kemi ofensivë amerikane ndaj BE-së! Trump po i plotëson Putinit të 3 kushtet
14 Shkurt, 19:49
-
Ekipi i presidentit të SHBA-së për Ballkanin
14 Shkurt, 16:42
-
Von der Leyen: Do të përshpejtojmë proceset e anëtarësimit të Ukrainës në BE
14 Shkurt, 15:44
-
Vance: SHBA do të dërgojë trupa në Ukrainë nëse nuk arrihet paqja
14 Shkurt, 15:37
-
14 shtete padisin Musk dhe Trump: Roli i miliarderit është jokushtetues
14 Shkurt, 15:30
-
Zhgënjen Denni Xhepa, renditet në vendin e 36-të në Kampionatin Botëror të Skive
14 Shkurt, 15:07
-
BE-ja thotë se do të kundërpërgjigjet 'ashpër' kundër rritjes së tarifave doganore të SHBA-së
14 Shkurt, 12:32
-
NBA/ Curry dhe Butler bëjnë Golden State të 'fluturojë', humbasin kryesuesit e Oklahomas
14 Shkurt, 11:42
-
Ministeriali në Bruksel, ministri Vengu takime me sekretarin e Mbrojtjes së SHBA, sekretarin e Përgjithshëm të NATO dhe homologët: Vëmendje strategjike në rajon
14 Shkurt, 10:51