Boks/ Kristian Prenga hedh në tapet amerikanin Torres pas dy raundeve, kampion në peshat e rënda

Boks/ Kristian Prenga hedh në tapet amerikanin Torres pas dy raundeve, kampion në peshat e rënda

Kristian Prenga pas fitores

Philadelphia, SHBA - Boksieri shqiptar Kristian Prenga është fituesi i titullit "World Heavyweight Title" për peshat e rënda. Mirditori nuk e pati të vështirë kundër amerikanit Juan Torres në ndeshjen e zhvilluar në Philadelphia.

Prenga lëshoi "breshëri" grushtesh në drejtim të kundërshtarit dhe vetëm në raundin e dytë e hodhi rivalin në tapet me "K.O" për të fituar kështu ndeshjen e 17-të në karrierë.

Boksieri kuqezi prej kohësh është zhvendosur në SHBA dhe e vijon karrierën në këtë vend, teksa nderon Shqipërinë me sukseset e tij. Në 18 ndeshje që ka zhvilluar në ring, Prenga ka 17 fitore, të gjitha me "K.O" dhe vetëm një humbje.

Pas triumfit dhe titullit të siguruar 33-vjeçari nuk i ka fshehur emocionet, ndërsa premton të tjera suksese.

"Faleminderit Zotit për çdo gjë. Faleminderit të gjithë ju që ishit prezent që besoni tek mua dhe të gjithe ju që më keni ndjekur Live nëpër TV. Kemi akoma rrugë për të bërë, me shume punë e me kokën të fokusuar në stërvitje do vazhdoj t'ju bëj të gjithëve krenar. Shihemi shumë shpejt për ndeshjen tjetër", thotë Prenga pas fitores.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Janar, 08:40

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari që ka ‘tërbuar’ Anglinë! ‘Daily Mail’: Jeta e të dënuarit për trafik njerëzish, që i kalon ditët duke luajtur golf dhe kryen më shumë krime

Shqiptari që ka ‘tërbuar’ Anglinë! ‘Daily Mail’: Jeta e të dënuarit për trafik njerëzish, që i kalon ditët duke luajtur golf dhe kryen më shumë krime