Boksieri shqiptar, Nuri Seferi humbi me pikë përballë polakut Krzysztof Gloëacki pas zhvillimit të 12 raundeve të mbushura me shumë grindë dhe emocione, teksa arena ishte e tejmbushur.

Edhe pse shqiptarët ishin në minorancë në arenë, prania ishte e ndjeshme me thirrjet dhe brohoritjet pro shqiptarit nga Gostivari.

Kjo ishte disfata e parë e Nuri Seferit që nga viti 2008 kur ishte mundur nga britaniku Herbie Hide. Nuri Seferi ka një rekord prej 36 fitoresh, 20 me knock out dhe 7 humbjesh.


d.b/shqiptarja.com