Boksieri shqiptar, Florian Marku ka fituar sot përballjen me serbin Stefan Suskavcevic.

Marku, u gjend në vështirësi vetëm për pak sekonda pasi serbi e lidhi atë duke e mbajtur afër tij dhe duke mos i lënë hapësirë shqiptarit që ta godasë.

Por kjo gjë nuk  zgjati pasi Floriani menjëherë ka reaguar fuqishëm mbi serbin dhe i kanë mjaftuar 2 minuta që ta nxirrte jashtë loje Suskavcevic.

Në radhët e tifozëve që kishin shkuar pët të parë ndeshjen e Floriani Markut, ishte dhe “kapiteni legjendar” i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana i cili ka udhëtuar nga larg për të qenë pranë kampionit shqiptar që sot tregoi dhe njëherë që mbizotëron në ring.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com