Boksieri Gjetan Keta mposht turkun
 shpallet kampion Interkontinental

Boksieri Gjetan Keta mposht turkun<br /> shpallet kampion Interkontinental
Boksieri shqiptar Gjetan Keta shpallet kampion Interkontinental në peshën e mesme në WBC, pasi triumfoi që në raundin e 5 kundër ‪Turgay Uzun me “Knock Out” teknik, pas tërheqjes së turkut.

Gjetani e kërkoi më së shumti fitoren duke neutralizuar “dhelprën” turke më shpjet sesa pritej. Mbrëmja emocionuese dhe e paharrueshme për boksin shqiptar në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” nisi me ngjitjen në ring me muzikën e “Skënderbeut” të Gjetan Ketës.

Në flamurin gjigant në pallatin e sportit, tenori Kastriot Tusha këndoi himnin shqiptar duke emocionuar të pranishmit, ndërsa më pas ia la fjalën ringut, aty ku Keta nisi sulmin që në raundin e parë kundrejt turkut për ta mbyllur sa më shpejt duelin. ‪

Turgay Uzun u përpoq të vendoste disi në vështirësi Ketën, por në raundin e katërt mori disa goditje shkatërruese. Dhe në raundin e pestë, Uzun nuk përballoi dot furinë e goditjeve duke u tërhequr përfundimisht.

gjetan keta
gjetan keta

gjetan keta

gjetan keta


Të pranishëm në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” ishin të pranishëm figura të shquara si ish-presidenti Alfred Moisiu,Bamir Topi, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, Reshat Arbana dhe shumë të tjerë për të mbështetur dhe inkurajuar ‘Mike’ Ketën.

Kjo ishte ndeshja e 23 për Ketën, i cili ka siguruar 20 fitore, 17 me KO, dhe 3 humbje. Tashmë Gjetan Keta pritet që të përballet në SHBA për titullin kampion bote në vijim. 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të