Boksieri lezhjan Uldedaj
shkëlqen sërish në Gjermani

Boksieri lezhjan Uldedaj<br />shkëlqen sërish në Gjermani
Boksieri i talentuar lezhjan Jurgen Uldedaj ka shkëlqyer sërish në ringun evropian. Ai ka fituar sfiden e radhes me rivalin e tij gjerman Sven Haselhun. Ne ndeshjen e zhvilluar dje në Laipsig Arena në Gjermani, 18-vjeçari shqiptar arriti të dominojë të gjitha raundet duke marrë një fitore të paster, kunder boksierit 31-vjeçar gjerman me 23 ndeshje te zhvilluara në boksin profesionist.
 
Ndeshja e zhvilluar dje është pritur si një nga sfidat me të forta në këtë sport, ndërsa mediat gjermane e kanë përkufizuar boksierin shqiptar si një super talent. Në shkrimet e tyre gazetaret gjerman i janë referuar karrieres gjithnjë në rritje të boksierit shqiptar Uldedaj.

boksieri uldedaj

Në këtë sfidë boksieri 18-vjeçar ka treguar një përgatitje të shkëlqyer dhe një gjendje shumë të mirë fizike. Për të ndjekur këtë sfidë të rëndësishme në sportin e boksit që u zhvillua në Gjermani ka patur një pjesëmarrje të madhe edhe të tifozëve shqiptar të cilët ishin në mbështetje të talentit shqiptar.

boksieri uldedaj

Jurgen Uldedaj është prej disa muajsh pjesë e klubit më të njohur të Europës "SES - Boxin" në Gjermani. Jurgen Uldedaj përpara se të përfshihej në boksin profesionist ka rregjistruar një sërë suksesesh në atë amator, duke fituar disa tituj kombëtar dhe triumfuar në shumë evente ndërkombëtare si kundër ishte ai në Axerbaixhan, apo edhe medalja e bronxit në kampionatin europian për të rinj që u zhvillua në Zagreb të Kroacisë.

boksieri uldedaj

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Dhunohet Policia Bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni të linjës së fshatit

Vlorë/ Dhunohet Policia Bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni të linjës së fshatit